LAJMI I FUNDIT:

Krimet serbe në Kosovë, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Krimet serbe në Kosovë, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë dhe në 25-vjetorin e masakrës në Mejë nga forcat serbe tha se kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se forcat serbe kryen një ndër masakrat më të rënda në Kosovë.


“Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës.

Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës. Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës.

Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.

Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori