LAJMI I FUNDIT:

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i cili është ndër personat që është përmendur se mund të pasojë Miroslav Lajçakun ka bërë të ditur se është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë–Serbi. 

Në profilin e tij në X Pahor shkruan se për draftin për dialogun Kosovë-Serbi fillimisht dëshiron të koordinohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shtetet anëtare të BE-së dhe QUINT-in.


“Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e radhës…

Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, shkruan në X.

Pahor konfirmon se dëshiron të zëvendësojë Lajçakun në dialog
Lexo po ashtu Pahor konfirmon se dëshiron të zëvendësojë Lajçakun në dialog

Ndryshe, i dërguari i deritanishëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përfundon mandatin në gusht të këtij viti. Ai është emëruar ambasadori i BE-së në Zvicër.

Ndër emrat që është përmendur se mund ta pasojë Lajçakun është ish-presidenti slloven, Borut Pahor.

Vetë Pahor është shprehur i gatshëm të ndërmjetësojë dialogun. Ai ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit
Lexo po ashtu Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Ditë më parë ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

Pahor ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori