LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një person i vdekur në lokalin e tij në Drenas

Gjendet një person i vdekur në lokalin e tij në Drenas

Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në lokalin e tij në Drenas.

Policia njofton se familjarët e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


“Gllogoc 06.07.2022 – 11:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur dyshohet pa shenja jete në katin e dytë të lokalit të tij. Familjaret kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti në polici është hapur si “Hetim mbi vdekjen”. /Telegrafi/