LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Alice Evans pohon se nuk ka para për ushqim dhe për t’i paguar faturat që nga shkurorëzimi

Aktorja Alice Evans pohon se nuk ka para për ushqim dhe për t’i paguar faturat që nga shkurorëzimi
(Foto: People)

Alice Evans pohon se nuk ka para për të paguar faturat dhe ushqimin që nga ndarja prej Ioan Gruffudd, ashtu që u ka kërkuar ndihmë miqve të saj.

Çifti u shkurorëzua në janar të këtij viti pas martesës 13 vjeçare. Ai kërkoi një urdhër ndalimi, duke pretenduar se ajo e kishte kërcënuar vazhdimisht se “do t’ia bënte atë që Amber Heard ia bëri Johnny Deppit”.


“Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë. Nuk kam para për ushqim dhe fatura. Sapo mësova se dikush kishte tentuar të na thyejë derën e përparme mbrëmë”, ka shkruar Evans duke shtuar se çdo vuajtje ia vlen për shkak të vajzës së saj.

(Foto: Twitter)

“Do të përpiqem të jem nëna më e mirë që mund të jem. Ajo nuk do të më humbë kurrë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Po kalojmë një periudhë të vështirë në jetën tonë”, ka rrëfyer 53-vjeçarja.

Thyerje zemrash, kërkesa për divorc dhe akuza për tradhti - gjashtë ndarjet tronditëse të të famshmëve në vitin që shkoi
Lexo po ashtu Thyerje zemrash, kërkesa për divorc dhe akuza për tradhti - gjashtë ndarjet tronditëse të të famshmëve në vitin që shkoi

Ajo ka nisur fushatën GoFundMe dhe dëshiron të mbledhë 25.000 dollarë, në mënyrë që të mund ta paguajë një avokat.

“Aktualisht nuk kam avokat dhe nuk mund ta paguaj. Nëse nuk paraqitem para gjykatësit do të jem fajtore për mospërfillje të gjykatës. Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në atë moment me mua dhe fëmijët e mi”, ka shkruar aktorja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina

"Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat", Xhensila Myrtezaj ia dedikon këtë Bes Kallakut?

Magazina
Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Pse nuk funksionoi lidhja e tyre? Blero dhe Afrona tregojnë për herë të parë për arsyet e ndarjes

Magazina
Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën

Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën "Distanca"

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori