LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner dëshiron të bëhet nënë – thotë se ka ardhur koha që të ketë fëmijë

Kendall Jenner dëshiron të bëhet nënë – thotë se ka ardhur koha që të ketë fëmijë

Kendall Jenner tha në episodin e fundit të ‘The Kardashians’ se ndjehet sikur po vjen dita që të ketë fëmijë.

Episodi tregoi 26-vjeçen duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie Jenner e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt.


Ndërkohë Kendall, e cila është në lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker që nga viti 2020, është e fundit nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind.

“O zot, të jem në një dyqan bebesh është aq e vërtetë për mua këto ditë. Ashtu siç po vjen dita për mua”, i tha ajo motrës së saj Khloe Kardashian.

Khloe në anë tjetëe ka vajzën katërvjeçare True Thompson me basketbollistin e NBA-së, Tristan Thompson, i cili e kishte tradhtuar në mënyrë serike ndërsa ata ishin bashkë.

Vitin e kaluar, rreth kohës së ndarjes së tyre të fundit, doli se Tristan kishte lindur një fëmijë me një grua tjetër ndërsa ishte ende me Khloe.

Kur Kendall tha se koha që ajo të kishte fëmijë ‘po vinte’, Khloe e paralajmëroi atë ‘Oh, jo, të kujtohet se për çfarë folëm? Standardet’.

Khloe, e cila vetë ishte 33 vjeç kur solli në jetë vogëlushin True, argumentoi se 26 vjeç nuk ishte e vjetër për të pasur një fëmijë.

“Dua të them, unë kam kaq shumë mbesa dhe nipër në këtë pikë,” tha Kendall gjatë një rrëfimi.

“Por është gjithmonë emocionuese të takosh një personalitet të ri të vogël dhe të shohësh se kush bëhen ata”, tha tutje modelja.

Për momentin Kendall ka 20 mbesa dhe nipër – dy nga Kylie, nëntë nga motrat dhe vëllau i tyre Kardashian dhe nëntë të tjerë nga ata Jenner, shkruan DailyMail.

Babai i Kendall është transgjinorja, ish-olimpianja Caitlyn Jenner, e cila gjithashtu ka gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe Brody Jenner.

Brody dhe Kendall tani janë dy anëtarët e vetëm të mbetur të brezit biologjik të Caitlyn që nuk i kanë dhënë nipër dhe mbesa.

"Kam qenë mjaftueshëm në marrëdhënie toksike" - Kendall Jenner flet e acaruar për jetën private në episodin e ri të “The Kardashians”
Lexo po ashtu "Kam qenë mjaftueshëm në marrëdhënie toksike" - Kendall Jenner flet e acaruar për jetën private në episodin e ri të “The Kardashians”

Menjëherë pasi lindi fëmija i ri i Kyliet, Kris u shfaq në “The Ellen DeGeneres Show” dhe tha se shpresonte që nipi i saj i ardhshëm të ishte i Kendall.

Kendall është aktualisht në lidhje me Devin Bookerin e Phoenix Suns, me të cilin ajo u zyrtarizua në Instagram me Ditën e Shën Valentinit të kaluar pas muajsh lidhjeje.

Devin ishte takimi i Kendall muajin e kaluar në dasmën italiane të motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian, e cila tani është e martuar me bateristin e Blink-182, Travis Barker. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori