LAJMI I FUNDIT:

“Kam qenë mjaftueshëm në marrëdhënie toksike” – Kendall Jenner flet e acaruar për jetën private në episodin e ri të “The Kardashians”

“Kam qenë mjaftueshëm në marrëdhënie toksike” – Kendall Jenner flet e acaruar për jetën private në episodin e ri të “The Kardashians”

Përpara se Kendall Jenner të bëhet gati për të festuar përvjetorin e saj të dytë me të dashurin Devin Booker, modelja foli për ‘marrëdhëniet e saj toksike’ në episodin e gjashtë të “The Kardashians” në Hulu.

26-vjeçarja ka qenë e lidhur në të kaluarën me të famshëm si Harry Styles, Nick Jonas, ASAP Rocky, Blake Griffin dhe Ben Simmons.


Ndërsa Kendall nuk përmendi asnjë emër, ajo foli për të kaluarën e saj, teksa u tregoi motrave Khloe dhe Kourtney pwr debatin e saj të ashpër me Scott Disick.Episodi fillon në shtëpinë e Kris Jenner pasi Kendall Jenner acarohet pas një debati me Scott Disick, i cili ishte i mërzitur që nuk e ftoi atë në festën e ditëlindjes së saj, ndërsa Kris përpiqet të qetësojë Scott.

Ndërkohë, Kendall po ngiste G Wagon-in e saj, ajo telefonon Kourtneyn dhe zbulon se sapo pati një “luftë të madhe me Scott” dhe kërkon të vijë në shtëpinë e saj.

Ajo takohet me Kourtneyn dhe Khloe Kardashian dhe u shpjegon se Scott po ankohej se nuk ishte ftuar në Ditën e Falënderimeve dhe darkën e ditëlindjes së saj, shkruan DailyMail.

“Ai po flet për këtë gjatë gjithë kohës dhe thash, “Unë nuk e bëj këtë”. Unë kam qenë në marrëdhënie mjaft toksike dhe nuk mund të duroj më, kështu që thjesht e mbylla”, shpjegon Kendall.

Kendall Jenner bëhet objekt talljeje pasi nuk ishte në gjendje të priste një trangull në episodin e fundit të "The Kardashians"
Lexo po ashtu Kendall Jenner bëhet objekt talljeje pasi nuk ishte në gjendje të priste një trangull në episodin e fundit të "The Kardashians"

Kendall pranoi në rrëfim se Scott po ‘viktimizonte veten, ai po keqtrajtonte të gjithë të tjerët, përfshirë mua, gjë që nuk kam qëllime të këqija ndaj tij dhe e dua atë dhe e dua gjithmonë pranë. Thjesht më kapi në befasi’.

Disa ditë më vonë, Kendall u përpoq të rregullonte gjërat me Scott, ndërsa ai erdhi në shtëpinë e saj me djalin e tij Reign, pasi Kendall pranon në rrëfim se nuk ka folur me të që nga debati i fundit, por tani ajo është gati.

Për sa i përket të kaluarës së saj, ‘marrëdhëniet toksike’, Kendall nuk tha asgjë më shumë për të, madje as nuk e ka trajtuar ende lidhjen e saj me Booker në shfaqje e re të familjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Magazina
Kalo në kategori