LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner bëhet objekt talljeje pasi nuk ishte në gjendje të priste një trangull në episodin e fundit të “The Kardashians”

Kendall Jenner bëhet objekt talljeje pasi nuk ishte në gjendje të priste një trangull në episodin e fundit të “The Kardashians”

Klani Kardashian/Jenner duket se i ka të gjitha, por mund të ketë një gjë që iu mungon: aftësitë bazë të gatimit. Kendall Jenner është anëtarja më e re e familjes së famshme që është bërë objekt talljeje së fundmi në internet, pasi në një nga episodet e fundit të “The Kardashians”, ajo nuk dinte të prente një trangull.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që seriali tregon aftësitë e dobëta të familjes në kuzhinë, shkruan Hola.


Në video, Kendall shihet e veshur me një këmishë ngjyrë oker, ndërsa përpiqet të presë një kastravecë.

Foto: Hulu

Njashtu dhe nëna e saj, Kris Jenner me të parë atë u duk e shqetësuar, duke pranuar se ajo gjithashtu këputi gishtin një herë duke u përpjekur të priste ushqimin e saj.

“Ke kujdes sepse e lava veten me gjak një ditë tjetër”, këshillon mamaja. “E di, jam disi e frikësuar”, thotë Kendall, ndërsa Kris sugjeron që shefi i tyre privat të bëjë punën.

Ferrari ia ndalon edhe familjes Kardashian që t’i blejnë makinat e tyre luksoze
Lexo po ashtu Ferrari ia ndalon edhe familjes Kardashian që t’i blejnë makinat e tyre luksoze

26-vjeçarja e çoi në një tjetër nivel mos-dijen e saj, duke bërë pyetjen qesharake: “A nuk kanë fara kastravecat?”.

“Unë definitivisht nuk jam një prerëse e mirë, kështu që mos më gjykoni. Nuk jam aspak profesioniste”, shtoi ajo.

View this post on Instagram

A post shared by E! News (@enews)

Kjo video u bë shpejt virale, me fansat që qeshnin se sa “tragjike” dhe gazmore ishte. “Kendall Jenner përpjekja për të prerë një kastravec është gjëja më tragjike që kam parë ndonjëherë”, shkroi një fans në Twitter.

Motrat Kardashian janë të mahnitshme me marketingun, ndaj mund të kenë arritur pikërisht atë që dëshironin: një moment viral. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ato bëhen virale me gjëra qesharake rreth tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori