LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i vendos ultimatum Di Marias, teksa Barcelona i afrohet transferimit

Juventusi i vendos ultimatum Di Marias, teksa Barcelona i afrohet transferimit

Ka raporte gjithnjë e më negative rreth idesë për të parë Angel Di Marian me fanellën e Juventusit, pasi klubi ka vendosur një afat prej 24 orësh për përgjigjen e tij mes interesimit të Barcelonës.

Argjentinasi është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon më 30 qershor.


Tani 34 vjeç, ai mund të luajë në krahun e djathtë ose të majtë të një treshe sulmuese, ose në një rol mbështetës si ‘trequartista’ për qendërsulmuesin.

Juventusi kërkon të mbyll marrëveshjen me Di Marian
Lexo po ashtu Juventusi kërkon të mbyll marrëveshjen me Di Marian

Ishte konsideruar praktikisht një marrëveshje e përfunduar për Di Marian me Juventusin, por situata tashmë ka ndryshuar.

Sipas reporterit të Goal.com dhe Gazzetta dello Sport, Romeo Agresti dhe disa mediave tjera, situata po përkeqësohet me shpejtësi.

Juventusi duket i irrituar që po detyrohet të presë përgjigjen e tij, ndërsa ai kërkonte propozime të tjera, veçanërisht nga Barcelona.

Ata nuk janë të përgatitur ta vazhdojnë këtë më gjatë dhe i kanë dërguar një paralajmërim Di Marias se ai duhet t’u japë një përgjigje brenda 24 orëve ose ata do të kalojnë në objektiva të ndryshëm.

Di Maria shënoi pesë gola dhe siguroi nëntë asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori