LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon të mbyll marrëveshjen me Di Marian

Juventusi kërkon të mbyll marrëveshjen me Di Marian

Federico Cherubini i Juventusit do të takohet sot (e mërkurë) me shoqëruesit e Angel Di Marias në Londër, ndërsa ata kërkojnë të bien dakord për një marrëveshje.

Takimi ka qenë shumë i pritur nga tifozët e Bianconerëve, shumë të entuziazmuar me perspektivën për të parë sulmuesin argjentinas duke iu bashkuar klubit të tyre.


Juventusi është i prirur ta marrë atë në një transferim të lirë dhe ata shpresojnë ta bëjnë këtë shpejt për të shmangur çdo komplikim të mundshëm.

PSG konfirmon largimin e Di Marias, Juventusi mbetet opsioni i tij i parë
Lexo po ashtu PSG konfirmon largimin e Di Marias, Juventusi mbetet opsioni i tij i parë

Sipas La Gazzetta dello Sport, të dyja palët janë optimiste se mund të arrihet një marrëveshje, por Di Maria duhet të bëjë një lëshim ose për kohëzgjatjen e kontratës ose për shifrat e përfshira.

Ai dëshiron një marrëveshje njëvjeçare, por Juventusi po ofron dy vite, duke kërkuar të përfitojë nga Dekreti i Rritjes.

Kjo e lë Di Marian me një zgjedhje: ose ai pranon një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 7.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse, ose një kontratë njëvjeçare me vlerë pesë milionë euro plus bonuse.

Bianconerët nuk kanë në plan të ndryshojnë këto oferta, duke lënë gjithçka në dorën e lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori