LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati merr vëmendjen me veshjen ekstravagante në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022

Ronela Hajati merr vëmendjen me veshjen ekstravagante në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, ka marrë të dielën pjesë në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022.

Mbrëmja e zhvilluar në Torino të Italisë, ka mirëpritur në tapetin e kuq representuesit e sivjetmë të të gjitha shteteve.

Sigurisht që në tapetin e kuq kanë parakaluar edhe delegacioni shqiptar, në krye me këngëtaren që sivjet përfaqëson vendin në Eurovision me këngën “Sekret”.

Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)

Ronela u shfaq në ceremoninë hapëse të mbajtur në ‘La Venaria Reale’ me një veshje tejet ekstravagante, që përfshinte një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë.

Ronela Hajati kritikohet për peshën e madhe, organizatorët e Eurovisionit paralajmërojnë masa ndëshkuese për ata që fyejnë
Lexo po ashtu Ronela Hajati kritikohet për peshën e madhe, organizatorët e Eurovisionit paralajmërojnë masa ndëshkuese për ata që fyejnë

Veshja e cila mesa duket ka marrë frymëzim nga stili aziatik, ka bërë që paraqitja e këngëtares të komentohet shumë në rrjetet sociale.

Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)

Për këtë paraqitje të saj është kujdesur stilisti i njohur nga Kosova, Festim Isufi.

Ronela përndryshe do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë live këngën e saj “Sekret”, me shpresën për ta kualifikuar vendin e saj në finalen e madhe të 14 majit. /Telegrafi/

Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)

Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)

Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)

Ronela Hajati në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2022” (Foto: Reuters)

Në trend Magazina

Më shumë
“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re

“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues

Magazina
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Magazina
Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit

Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit

Magazina
Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024

Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
Kalo në kategori