Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat e shfaqjes dhe gjithashtu e para që u pushtua nga kritikat. Në të vërtetë, ato që kanë vënë në shënjestër Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022, janë fyerje të vërteta, tallje, karikatura të këngëtares, të sulmuar nga urrejtësit për pamjen e saj fizike.
Ajo me ironi tha: “Eurovisioni? Shfaqje familjare”. Pak ditë pas performancës së saj të parë, organizatorët e EBU janë të detyruar të dalin me një qëndrim, duke thënë se “diskriminimi në kontekstin e konkursit të këngës nuk do të tolerohet”, shkruan e përditshmja italiane La Repubblica.
Motori i polemikave në lidhje me ngjarjen televizive më të ndjekur (jo sportive) në botë tashmë po funksionon me shpejtësi. Paralelisht me turpërimin e trupit ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe sulmet frontale ndaj makinerisë së EBU (Unioni i Transmetuesve Evropianë të cilët edhe organizojnë Eurovisionin) për mënyrën se si po menaxhon sharjet dhe fyerjet ndaj konkurrentëve.
Kjo klimë e helmuar e bindi EBU-në për nevojën e një deklarate publike, ku thuhet: “Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar shfaqjen e këtij viti”.
Jo vetëm kaq, EBU flet për sulme që janë nisur “edhe në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale”. Dhe deklarata shkon deri aty sa të paralajmërojë “këdo që kapërcen kufirin: çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda, ne do t’i denoncojmë personat e tillë tek autoritetet kompetente vendore”.
Organizata përfundon duke theksuar vlerat e Eurovisionit si: gjithëpërfshirjen, universalitetin dhe festimin e diversitetit përmes muzikës, duke u bërë thirrje shikuesve dhe fansave të artistëve të ndryshëm të komentojnë “në një mënyrë civile dhe respektuese”.
Polemikat para ngjarjes nuk kanë munguar asnjëherë, por këtë vit ndoshta kanë qenë më të dhunshme dhe të padrejta se zakonisht. Aq sa e bëri vetë Ronelën që të shprehej me fjalët: “Më mungon studioja ime, muzika, emisionet e mia, fansat e mi! Kam pesë muaj që punoj me çdo detaj dhe njerëzit janë të pakënaqur. Kaq mundem. Më falni! Fikeni televizorin kur të transmetohet kjo performancë e keqe që ta harroni më shpejt”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kylie Jenner shfaq ndjenjën e saj shumë të mprehtë të modës, në një ansambël të ngushtë
“E vetmja gjë që nuk kam arritur” – Heidi tregon ëndrrën e saj të parealizuar
Nisin përgatitjet për Karnavalin “Golden Eagle” në Suharekë – artistë të shumtë pritet të performojnë për të pranishmit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251