Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet


Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” mëngjesin e kësaj të enjteje. Në zonën e njohur si pranë rrugës së “Cipajve”, i është vendosur tritol një lokali.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në lokalin në fjalë. Gjithashtu, është dëmtuar edhe një automjet.
“Sot, rreth orës 03:45, në lagjen “Pavarësia 3”, në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkatuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Euronews.al/







































