Shqipëria të martën do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/