Çmimet e derivateve, shtrenjtohet nafta

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.64 euro-cent për litër, në krahasim me një ditë më parë që ishte 1.63 euro-cent.
Ndërsa çmimi i benzinës është është njëjtë si një ditë më parë 1.44 euro-cent, e po ashtu edhe i gazit 0.60 cent për litër.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.
Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik - si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë. /Telegrafi/









































