LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton befason me stilin e tij të çuditshëm të veshjes në Itali

Lewis Hamilton befason me stilin e tij të çuditshëm të veshjes në Itali

Ai është i njohur për zgjedhjet e tij elegante dhe të guximshme të veshjeve.

Dhe Lewis Hamilton edhe një herë dukej me stil ndërsa përgatitej për ditën e garës në Çmimin e Madh të Formula 1, Emilia Romagna në Imola, Itali, të dielën.


Shoferi i garave, 37 vjeç, u dallua nga turma i veshur me një xhaketë xhins shumëngjyrëshe, të cilën e kombinoi me pantallona të të njëjtit material, shkruan DailyMail.

Ai kishte veshur një palë atlete ngjyrë kremi dhe u fsheh pas një palë syzeve të diellit të zeza dhe një kapele bejsbolli ngjyrë të gjelbër.

Duke e bërë prioritet sigurinë e tij, ai vendosi një maskë të zezë për fytyrën mbi hundën dhe gojën e tij, ndërsa i kishte rregulluar flokët e tij të krehura lart.

Kjo vjen pasi Lewis dhe Serena Williams thuhet se po mbështesin ofertën e Sir Martin Broughton për të blerë Chelsea FC, me yjet e përgatitur për të investuar në blerjen e klubit të Stamford Bridge.

Sipas Sky News, shtatë herë kampioni i Formula 1 dhe 23 herë fituesi i Grand Slam janë gati të zotohen me nga 10 milionë funte (11.8 milionë euro) secili për marrëveshjen pasi Chelsea pritet të shitet për rreth 2.5 miliardë funte (2.9 miliardë euro).

Një zëdhënës i Lewisit tha: “Ne mund të konfirmojmë se Lewis i është bashkuar ofertës së Sir Martin Broughton, megjithatë shifra financiare e raportuar në artikullin e Sky nuk është e saktë”.

Martin, ish-kryetari i British Airways dhe Liverpool FC, me sa duket ka qenë në bisedime me dyshen prej javësh.

Lewis ka folur më parë se si ai mbështet rivalët londinez të Chelseat, Arsenalin dhe ka qenë një tifoz i këtij klubi që kur ishte pesë vjeç.

Sky News gjithashtu pretendon se Lewis do të ‘luaj një rol zyrtar në përpjekjet e ardhshme të Chelseat për të promovuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen’ nëse oferta e Martinit përfundon të jetë e suksesshme.

Chelsea ka qenë në shitje që nga marsi – pak para se pronari rus Roman Abramovich të goditet nga sanksionet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Raine Group, banka që po mbikëqyr shitjen e Chelseat, mund t’i paraqesë qeverisë ofertuesin e tyre të preferuar këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Magazina
Kalo në kategori