LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Gabriel Jesus më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, por nuk më intereson e ardhmja e tij

Guardiola: Gabriel Jesus më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, por nuk më intereson e ardhmja e tij

Manchester City ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit anglez ku ka mposhtur Watfordin me rezultat të thellë 5-1.

Ka qenë një ndeshje ku ka shkëlqyer futbollisti më i përfolur javën e fundit për një largim të mundshëm nga City, Gabriel Jesus i cili shënoi katër gola dhe bëri një asistim në këtë sfidë.


Përkundër kësaj e ardhmja e sulmuesit ende është e paqartë nëse do të jetë te City apo do ta vazhdoj karrierën te Arsenali, me të cilën skuadër mediat angleze e kanë lidhur kohëve të fundit.

Pas ndeshjes për të ardhmen e lojtarit brazilian ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por sot më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Gabriel është njëri nga futbollistët tanë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ai është një futbollist i Man Cityt dhe kur zhvillon ndeshje si kjo më bën të lumtur”, tha Pep.

Sa i përket të ardhmes së brazilianit, tekniku katalunas ka thënë se nuk i intereson pasi mendjen e ka vetëm tek ndeshjet e këtij edicioni.

“Çdo futbollist është i lumtur kur luan 90 minuta, por nuk e di nëse në fund të sezonit Gabriel Jesus do të rinovojë, do të qëndrojë apo do të largohet. Nuk e di dhe nuk më intereson për momentin një gjë të tillë”, tha Guardiola.

Jesus këtë edicion ka shënuar shtatë gola me Cityn në Ligën Premier derisa ka dhënë edhe tetë asistime.

Në Angli e kanë bërë fakt të kryer transferimin e tij te Arsenalit për edicionin e ri, pasi besohet se futbollisti ka marrëveshje me Topçinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori