LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi të reja të mizorive ruse në Ukrainë: Në një fshat afër Kievit, një nënë gjeti trupin e djalit të saj në fund të një pusi

Dëshmi të reja të mizorive ruse në Ukrainë: Në një fshat afër Kievit, një nënë gjeti trupin e djalit të saj në fund të një pusi

Një zyrtar ukrainas kishte thënë se një varr masiv që përmban dhjetëra trupa civilësh është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit.

Taras Didych, kreu i komunitetit Dmytrivka që përfshin Buzova, tha se trupat u gjetën në një gropë pranë një stacioni karburanti, përcjell Telegrafi.


Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?
Lexo po ashtu Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?

Trupat ishin zbuluar gjithashtu në një duzinë makinash të granatuara në një rrugë kryesore që kalon përmes Buzovës, tha ai.

Ndërkohë siç vë në pah REL, çdo ditë po dalin dëshmi të reja të mizorive në komunitetet ukrainase që kanë qenë nën pushtimin e trupave ruse.

Njëra ndër to është edhe ajo në fshatin Buzova, afër Kievit, kur një nënë shihet duke vajtuar pasi gjeti trupin e djalit të saj në fund të një pusi.

Zelensky: Varreza të reja masive po zbulohen çdo ditë në Ukrainë
Lexo po ashtu Zelensky: Varreza të reja masive po zbulohen çdo ditë në Ukrainë

Ndryshe, forcat ruse së fundmi u tërhoqën nga zona përreth Kievit pasi kaluan disa javët e para të luftës duke u përpjekur pa sukses për të rrethuar qytetin.

Kombet e Bashkuara kanë qenë në gjendje të konfirmojnë më shumë se 1700 vdekje civile. Por numri aktual i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori