LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Varreza të reja masive po zbulohen çdo ditë në Ukrainë

Zelensky: Varreza të reja masive po zbulohen çdo ditë në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në Parlamentin e Lituanisë, ka thënë se “ekzistojnë mijëra viktima” dhe “qindra raste të torturave brutale”, që janë zbuluar në rajonet që kanë qenë nën kontroll e forcave ruse në Ukrainë.

“Varrezat e reja masive po zbulohen çdo ditë. Trupat po vazhdojnë të gjenden ngado – nga qilarët e deri të fermat”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.


Zelensky poston fotografinë e politikanit pro-rus të prangosur, thotë se Putin është kumbara e vajzës së tij
Lexo po ashtu Zelensky poston fotografinë e politikanit pro-rus të prangosur, thotë se Putin është kumbara e vajzës së tij

“Zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, do të vazhdojnë të hetojnë krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse”, shtoi Zelensky para deputetëve të Lituanisë.

Ai është i sigurt se Rusia do të mohoj pretendimet, por krimet do të zbulohen e hetohen. Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës, ka njoftuar se gjashtë persona janë gjetur që ishin qëlluar për vdekje brenda një bodrumi të një ndërtese kolektive në periferi të Kievit. /Telegrafi/