LAJMI I FUNDIT:

‘Ndoshta do të bëhem gazetar’ – Balotelli flet për të ardhmen pas futbollit

‘Ndoshta do të bëhem gazetar’ – Balotelli flet për të ardhmen pas futbollit
(Foto: Instagram/mb459)

Mario Balotelli ka folur në lidhje me shpresat dhe planet e tij për të ardhmen pasi të pensionohet nga futbolli aktiv.

31-vjeçari shpreson t’i këshillojë lojtarët e rinj për t’i parandaluar që t’i bëjnë gabimet e njëjta sikurse ai në vitet e para të karrierës profesioniste.


Sulmuesi italian ka qenë figurë famëkeqe si një yll i ri në rritje për shkak të problemeve të shpeshta me trajnerët dhe aftësisë për të bërë tituj për sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushës.

Mirëpo, ai shpreson ta shfrytëzojë këtë përvojë për t’i ndihmuar futbollistët e rinj, ndërsa me shaka ka thënë se ndoshta do ndjekë edhe një karrierë në media.

“Pas karrierës sime, do të ishte gjë e mirë të gjeja talentë: Të bisedoja me ta dhe t’u thosha çfarë kam bërë mirë dhe keq, t’i paralajmëroja për eksperimentet”.

E krahasoi veten me Messin dhe Ronaldon, Materazzi me koment epik ndaj Balotellit
Lexo po ashtu E krahasoi veten me Messin dhe Ronaldon, Materazzi me koment epik ndaj Balotellit

“Do t’i shpëtoja nga shumë telashe, ose ndoshta do të bëhem gazetar”, ka thënë Balotelli për DAZN.

Futbollisti italian fitoi tre tituj të Serie A dhe një trofe të Ligës së Kampionëve sa ishte lojtar i Interit, para se ta fitonte Ligën Premier dhe Kupën FA me Manchester Cityn. Por, finalisti i ‘Euro 2012’ është penduar që nuk arriti të fitonte trofe me Italinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori