LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës, këto janë procedurat që duhet ndjekur

Anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës, këto janë procedurat që duhet ndjekur

Përkundër se janë bërë 14 vjet që nga shpallja e pavarësisë, Kosova vazhdon të mbetet jashtë prej disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës.

Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008 është njohur nga 117 shtete të ndryshme të botës.


Kosova është shtet evropian, shtet ligjor dhe me respekt për të demokracinë parlamentare dhe të drejtat e njeriut – këto janë kushtet e përgjithshme politike të cilat Kosova i ka proklamuar shumë herë, si në Deklaratën e Pavarësisë me të cilën Republika e Kosovës zotohet se do t’i respektojë të drejtat e njeriut konform Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, po ashtu edhe përmes Planit të Ahtisarit, plan të cilin e ka pranuar Kuvendi i Kosovës. Rrjedhimisht nga zotimet dhe përkushtimet për këto kritere, si dhe shkalla e përmbushjes se tyre, mund të konkludohet se Kosova plotëson kushtet për të qenë shtet anëtar i KE-së.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Avancime – GAP, edhe pse Kosova nuk është shtet anëtar i KE-së, Kosova zbaton disa nga Konventat e KE-së.

GAP në raport ka bërë të ditur se përfitimet e anëtarësimit në Këshillin e Evropës janë më shumë politike se sa që janë ekonomike, ligjore apo sociale.

“Anëtarësimi i Kosovës në KE rrit mundësinë që Kosova të mbrojë qytetarët e saj të cilët kanë probleme të natyrave të ndryshme në vendet jashtë Kosovës e që janë anëtare të KE-së. Gjithashtu shtetasit e Kosovës do të mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse konsiderojnë se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre nga shteti i Kosovës, apo cilido shtet anëtar i KE-së. Mirëpo kjo mund të arrihet vetëm kur të jenë shterur të gjitha mundësitë ligjore kombëtare, tek atëherë qytetarët kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.7 Gjithashtu pjesëmarrja e përfaqësuesve kosovarë në kuadër të KE-së do të rriste prestigjin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe do të mund të ndikojë që opinionet e Asamblesë Parlamentare dhe Këshillit të Ministrave të KE-së të jenë më të favorshme për Kosovën”, thuhet në raportin e publikuar nga GAP.

Gjithashtu, në raport janë sqaruar edhe procedurat që duhet ndjekur që Kosova të behet pjesë e Këshillit të Evropës.

“Duke marrë parasysh përfitimet që mund të ketë Kosova nga anëtarësimi në KE, po ashtu duke marr në konsideratë kushtet që plotëson Kosova për të qenë anëtare e KE-së, si dhe fakti që një numër i arsyeshëm i konventave të KE-së aplikohen në forma të ndryshme në Kosovë, Kosova duhet që sa më parë të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në KE. Rregullat statutore të KE-së nuk parashohin hapa konkretë rreth procedurave të pranimit të shteteve të reja anëtare në KE. Hapat konkretë të anëtarësimit të shteteve të reja nuk mund të gjenden as në dokumentet bazë të KE-së, siç janë: Statuti i KE-së, Rregullat e punës së Këshillit të Ministrave, Rregullat e Punës së zëvendësve në Këshillin e Ministrave, si dhe Rregullat e punës së Asamblesë Parlamentare të KE-së”, theksohet në raport.

Raportin e plotë të Institutit GAP, mund ta gjeni KËTU.

Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e kanë kërkuar vazhdimisht politikanët kosovarë, ndërsa ditë më parë, edhe raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e mbështetë plotësisht aplikimin që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Cramon ka deklaruar se Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë qasjen në mekanizmat e Evropës.

“Unë e kam mbrojtur këtë për një kohë të gjatë dhe kështu jam dakord me propozimin e Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Qytetarët e Kosovës meritojnë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut , duke përfshirë #ECHR #ECtHR”, shkroi Cramon para pak ditësh në llogarinë e saj në Twitter.

Cramon: Kosova e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Cramon: Kosova e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Ndërsa, ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, ka thënë se kjo është mundësi e artë për Kosovën që të aplikojë për anëtarësim.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, aktualisht nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, është shprehur se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës në KE.

“Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera.

Në plan-programin e Qeverisë aktuale të Kosovës, e cila është formuar në mars të vitit të kaluar, thuhet se “rëndësi të posaçme për Republikën e Kosovës paraqet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe kultivimi i fqinjësisë së mirë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

Lajme
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

Jehona Hulaj
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Lajme
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori