Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore, duke përfshirë miellin dhe naftën. Kështu kanë konfirmuar ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, tha se vitin e kaluar dhe këtë vit shteti ka blerë naftë, miell, gjëra ushqimore dhe higjienike.
“Shteti ynë me të gjitha veprimet e nevojshme ka arritur sasinë e rezervës shtetërore dhe kemi blerë mallra dhe naftë në vitin e kaluar për nevojat rezervë, po ashtu edhe në këtë vit. Pra kemi siguruar blerjen e mallrave për rezervë, duke u fokusuar me produktet sipas programit për rezervën shtetërore, që janë të listuara si produkte elementare, duke filluar nga gruri, nafta dhe produktet e tjera që janë ushqimore dhe detergjentet. Derisa në kontakt të vazhdueshëm me kultivuesit e grurit, me shoqatat e mullisëve, ata na sigurojnë që edhe për tre deri në gjashtë muaj, popullata jonë nuk ka nevojë të brengoset… Ju sigurojmë që kemi qëndrueshmëri të konsiderueshme për rezervën e grurit dhe mallrave dhe nuk ka aspak nevojë për panik. Gjithashtu, për çështje sigurie si alternativë tjetër kemi gjetur edhe kanale të tjera jashtë vendit, përveç mullisëve që i kemi në vend. Pra kemi edhe vendet mike që sigurojnë Kosovën që do të furnizojnë me rezerva shtesë pas disa muajve nëse do të ketë nevojë”, tha ministrja Hajdari.
Ajo shtoi se mallrat shtetërore janë sekrete dhe nuk tregohet as sasia dhe as nga cili vend vinë, pasi kontrata sipas ligjit është konfidenciale dhe mund ta rrezikojë furnizimin në të ardhmen.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se sot janë parë pranë mullive kolona të gjata për millë, por shtoi se nuk duhet të bëhet panik sepse janë të furnizuar mjaftueshëm.
“Duam t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për një sjellje të tillë, meqenëse jemi mirë të furnizuar dhe kemi siguruar edhe kanale të tjera. Për më tepër ne kemi ndarë edhe shumën, ditë më parë, prej 10 milionë euro për t’u furnizuar me rezerva shtetërore dhe konsiderojmë se nuk ka nevojë për imazhe të tilla, siç kemi parë sot”, tha ai.
Murati po ashtu bëri lutje për media dhe qytetarët që të kenë vigjilencë më shumë këto ditë me lajmet e rreme, të cilat mund ta influencojnë sjelljen tonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
A po don me fitu ni Vespa?!
Reagimi publik nga KD Events & Communications: Prishtina Football Fest është e hapur dhe falas për të gjithë!
Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!
Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë
Për nder të 25 vjetorit, Al Trade Center ua dhuron falë 10% të banesës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë