LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja kur Alain Giresse kishte mposhtur Kosovën sa ishte përzgjedhës i Senegalit – ai asokohe shpresonte që të pranohemi shpejt në UEFA dhe FIFA

Ndeshja kur Alain Giresse kishte mposhtur Kosovën sa ishte përzgjedhës i Senegalit – ai asokohe shpresonte që të pranohemi shpejt në UEFA dhe FIFA

Alain Giresse është konfirmuar sot si përzgjedhës i Kosovës, ku ai ka nënshkruar një kontratë për dy vite.

Emri i Giresse nuk është i panjohur për Kosovën, pasi ai kishte vizituar FFK-në në fillimit të vitit 2014, kur ende nuk ishim të pranuar në UEFA dhe FIFA.


Ai ishte takuar me kryetarin e FFK-së së asaj kohe, të ndjerin Fadil Vokrri, por edhe ministrin e MKRS-së, Memli Krasniqin.

Kjo njohësi me Kosovën kishte bërë që pas disa muajsh, gjegjësisht me 25 maj 2014 të zhvillohej një ndeshje miqësore mes Senegalit që Giresse e udhëhiqte në Gjenevë të Zvicrës.

Senegali e fitoi atë ndeshje me rezultat 3-1, edhe pse Kosova ishte e para në epërsi me golin e shënuar nga Albert Bunjaku.

Por dy golat e Oumar Niasse (40’ dhe 48’) dhe një gol nga Diafra Sakho, bën që senegalezët të fitojnë ndeshjen.

Në atë ndeshje ishin paraqitur emra të njohur si Demba Ba, Idrissa Guaye dhe Sadio Mane.

Pas ndeshjes përzgjedhësi i Senegalit në atë kohë Giresse u shpreh i kënaqur dhe lavdëroi lojën e futbollistëve të Kosovës ku shtoi se shpreson që Kosova të pranohej sa më shpejt në FIFA dhe UEFA.

“Kosovën e kemi konsideruar një kundërshtar si të tjerët. Nuk ka pasur ndonjë vështirësi për këtë lojë. Kosovës i urojmë të bëhet sa më shpejt pjesë e UEFA-s e FIFA-s. Ne do të mundohemi t’iu ndihmojmë”, kishte thënë Giresse në konferencë për shtyp pas asaj ndeshje.

Kosova udhëhiqej nga Albert Bunjaki, ndërsa vetëm Amir Rrahmani është në ekip nga ajo kohë, ndërsa të tjerët të paraqitur nuk janë më pjesë e Kosovës, ku shumë prej tyre tashmë janë pensionuar.


Kosova – Senegali 1:3

Stadiumi: Stade de Geneva

Shikues: 13.143

Gjyqtarë: Stephan Klossner, Remy Zgraggen, Jean Yves Wicht, Sascha Amhof.

Shënues: Albert Bunjaku (25) për Kosovën, ndërsa Nbaye Oumar Niasse(41’) dhe (49’) dhe Sakho(51’) për Senegalin

Kosova: Mushica ( Biblekaj), Metaj, Alushi, Rrahmani, Krasniqi (55’ Zhdrella, I.Bunjaku, Toski (E. Bunjaku), Albe. Bunjaku (Alba. Bunjaku), Avdijaj (55’ Zejnullahu) Rexhepi (Hoxha) Nushi.

Senegali: Ch.T.Ndiaye, Gassama, Kouyate, Djolobodji (Mbodj), Souare, Gueye, Al.Ndiaye, Salif Sane, Dame Ndoye, Niasse (Mane), Diafra Sakho (Demba Ba).


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori