LAJMI I FUNDIT:

Daniel Radcliffe mezi njihet pas transformimit në pamje për rolin e ri në filmin biografik “Wierd: The Al Yankovic Story”

Daniel Radcliffe mezi njihet pas transformimit në pamje për rolin e ri në filmin biografik “Wierd: The Al Yankovic Story”

Daniel Radcliffe është me të vërtetë një mjeshtër i maskimit!

Aktori 32-vjeçar mezi njihej në xhirimet e filmit biografik të titulluar “ËEIRD: The Al Yankovic Story”, i cili nisi xhirimet në fillim të këtij muaji në Los Angeles.


Me flokë më të gjata dhe mustaqe të theksuara, aktori i famshëm dukej tërësisht ndryshe teksa mbante një pije në dorë.

Foto: WireImage

Radcliffe mori rolin në janar për të portretizuar artistin Alfred Mattheë “Weird Al” Yankovic, në filmin biografik të prodhuar nga Funny or Die dhe Tango.

Yankovic, 62 vjeç, tha se është “absolutisht i emocionuar” që ylli i Harry Potter po e portretizon atë në film, i cili do të debutojë në Roku Channel.

Foto: Backgrid

“Unë nuk kam asnjë dyshim se ky është roli për të cilin brezat e ardhshëm do ta kujtojnë atë”, tha Jankoviç, shkruan People.

Yankovic ka lansuar hitet që kur ishte adoleshent, duke trajtuar këngë nga artistë kryesorë nga Michael Jackson te Billy Ray Cyrus.

“Kur filmi im i fundit UHF doli në vitin 1989, u zotova fansave të mi se do të publikoja një film të madh çdo 33 vjet. Jam shumë i lumtur të them që po e bëjmë këtë”, shtoi Yankovic.

Foto: Getty

Filmi biografik “Wird Al” eksploron çdo aspekt të jetës së Yankovic, nga ngritja e tij meteorike në famë me hitet e hershme si “Eat It” dhe “Like a Kirurgeon” deri te marrëdhëniet e tij të zjarrta të dashurisë me të famshëm dhe një mënyrë e shthurura të jetës.

Filmi gjithashtu premton të sjellë “audiencë në një udhëtim vërtet të pabesueshëm nëpër jetën dhe karrierën e Yankovic, nga një fëmijë i talentuar deri te legjenda më e madhe muzikore e të gjitha kohërave”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori