LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Barazimi rezultat i kënaqshëm, përkundër se kemi dominuar ndeshjen

Batatina: Barazimi rezultat i kënaqshëm, përkundër se kemi dominuar ndeshjen

Llapi ka arritur të largohet me një barazim nga udhëtimi në Gjilan, duke ndarë pikët me Dritën 1-1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi.


Valmir Veliu kaloi llapjanët në epërsi, teksa Ardian Cuculi barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se kishin analizuar mirë kundërshtarin dhe se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë.

“E kemi analizuar mirë kundërshtarin ku i ka pikat e forta dhe të dobëta. Taktikisht kemi luajtur mirë. Një ndeshje futbolli që Llapi ka prodhuar çdo gjë që prodhohet në futboll”.

“Në anën taktike jam i lumtur me skuadrën.  Penalltia ishte e lehtë, sidoqoftë, është penallti. Rezultati do të duhej të ishte 3:1 apo 4:1. Gjithçka ishte në anën tonë, taktikisht e realizuam edhe golin”, tha Batatina.

Tutje trajneri llapjan tha se përveç Valmir Veliut po përgatitë një tjetër lojtar për Përfaqësuesen e Kosovës, e që është mesfushori Ilir Krasniqi.

“Kosova përveç Valmir Veliut duhet të llogarisë edhe në Ilir Krasniqin. Është një lojtar që ka bërë vetëm një gabim për gjatë 90 minutave, duke mbajtur gjithë përgjegjësinë mbi supe”.

“Besoj që do të vazhdojmë me lojëra të mira. Duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Drita ka një skuadër shumë të mirë dhe barazimi është rezultat i kënaqshëm”, deklaroi Batatina.

Përkundër barazimit, Drita mbetet në vendin e parë me 38 pikë, derisa Llapi është e katërta me 33 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori