LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber iu rikthehet koncerteve, nis turneun botëror “Justice World”

Justin Bieber iu rikthehet koncerteve, nis turneun botëror “Justice World”

Justin Bieber të premten mbrëma (18 shkurt) nisi turneun e tij të shumëpritur “Justice World” në San Diego të Kalifornisë.

Këngëtari, 27 vjeç, performoi disa nga hitet e tij më të mëdha – duke përfshirë këngët e albumit të tij të vitit 2021 “Justice” – për një turmë prej mbi 16,000 fansash në Pechanga Arena.


Në një moment gjatë koncertit, Bieber tregoi disa nga lëvizjet e tij të kërcimit në majë të një mbështetëse mbresëlënëse avioni të pezulluar mbi skenë.

Foto: REX

Krijuesi i hitit “Baby” kishte veshur një palë pantallona sportive të zeza, një bluzë të bardhë dhe një pallto shumëngjyrëshe në pjesën e sipërme.

Ai përfundimisht kaloi nga aeroplani në dyshemenë e skenës, duke hequr pallton e tij për të zbuluar një xhaketë sportive të zezë me kapuç.

Foto: REX

Përpara se Bieber të dilte në skenë, miku shumëvjeçare i këngëtarit, Jaden Smith e ndezi turmën me disa nga hitet e tij.

Djali i Will Smith, 23 vjeç, u pa me një kostum bardh e zi në performancën e tij në skenë.

Foto: REX

Bieber fillimisht njoftoi turneun me 52 data në Amerikën e Veriut në nëntor 2021, shkruan DailyMail.

Jashtë Amerikës së Veriut, ai do të bëjë turne në pesë kontinente, duke udhëtuar në mbi 20 vende dhe duke mbajtur më shumë se 90 koncerte midis majit 2022 dhe marsit 2023.

Foto: REX

Justin do të perfromoi në Mbretërinë e Bashkuar nga 8-26 shkurt 2023, me shfaqje në qytete të ndryshme si: Glasgow, Aberdeen, Londër, Birmingham, Manchester dhe Sheffield.

“Justice World Tour” do të shënojë daljen e parë globale të këngëtarit të “Sorry” që nga viti 2017 dhe premton të jetë një festë për fansat e yllit pasi shfaqjet fillimisht u anuluan për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Foto: REX

Turneu është emëruar pas albumit të fundit të Justin-it, i cili u publikua në mars dhe debutoi si rekordi më i transmetuar në 117 vende dhe solli hite të tilla si “Anyone” dhe “Peaches”.

Dueti i Bieber me The Kid LAROI, “Stay”, u publikua në korrik dhe u bë kënga më e shpejtë që ka arritur një miliardë transmetime në Spotify.

Biletat do të dalin në shitje të përgjithshme nga e premtja, 19 nëntor dhe data të tjera do të shpallen së shpejti për Azinë dhe Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori