LAJMI I FUNDIT:

Klauzola e ‘çmendur’ e Isak – Sociedadi i vështirëson punët Arsenalit

Klauzola e ‘çmendur’ e Isak – Sociedadi i vështirëson punët Arsenalit

Arsenali është duke insistuar që të transferojë Alexander Isakun në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, dy klubet janë në bisedime, mirëpo janë larg arritjes së një marrëveshje.


Klubi i La Ligës e ka njoftuar atë nga Liga Premier se duhet paguar klauzolën, nëse duan ta marrin suedezin.

Arsenali këmbëngul për transferimin e Alexander Isak
Lexo po ashtu Arsenali këmbëngul për transferimin e Alexander Isak

Klauzola e Isak arrin vlerën e 90 milionë eurove dhe The Gunners po ngurrojnë ta paguajnë këtë shumë.

Sulmuesi është i gatshëm të kalojë në Emirates, mirëpo nuk ka marrëveshje mes të dyja klubeve.

Arsenali po nxiton që të përfundojë marrëveshjen, pasi afati i janarit në Angli mbyllet në mesnatë (sipas kohës tonë lokale). /Telegrafi/