Nga marsi i këtij viti, siç raporton Carscoop, reklamat e veturave që transmetohen në të gjitha llojet e mediave në Francë, do të duhej të dekoroheshin me “mëlmesa” shtesë.
Për shembull, në udhëtime të shkurtra më së miri është të shkohet në këmbë apo me biçikletë. Ndoshta duhet menduar për një veturë të përbashkët apo për udhëtime të përditshme, më së miri është të përdoret transporti publik, transmeton Telegrafi.
Por kjo nuk është e tëra, sepse reklamat në çdo media përveç atyre në radio, duhet të jenë me mbishkrimin “hashtag” SeDeplacerMoinsPouller. Ata që nuk respektojnë këto rregulla i pret dënimi – dënim deri në 50 mijë euro.
Në rast të një buxheti të madh të ndonjë fushate komerciale, kjo shumë nuk është edhe aq e madhe, por zor që kush do të ishte i gatshëm t’i paguaj – duke anashkaluar rregullat e parapara.
Tërë kjo po bëhet sepse veturat me naftë dhe benzinë nëpër reklamat franceze do të mund të transmetohen deri më 2028. Pas kësaj date, do të ndalohet reklamimi i gjithçkaje që liron gazra.
Si rezultat i kësaj, mediat franceze nga viti 2028, nuk do të transmetojnë reklama të tilla siç është rasti i një Toyota Corolla 1.2, që liron gazra nga 132 deri në 164 g CO2 për një kilometër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë vendoset në shitje
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Nissan, modeli elektrik do të kushtojë nën 24 mijë euro
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë