Instituti i Ngjyrave Botërore “Pantone” javën e kaluar zbuloi një ngjyrë që do të shënojë vitin 2022
Fjala është për nuancën PANTONE 17-3938 Very Peri, transmeton Telegrafi.
Siç sqaruan nga Instituti, ne jetojmë në kohë transformimi dhe kjo ngjyrë është simbol i transicionit nëpër të cilin po kalojmë.
Së bashku me tendencat në botën e lojërave, popullariteti në rritje i metaverses dhe komuniteti artistik në rritje në hapësirën dixhitale PANTONE 17-3938, Very Peri ilustron shkrirjen e jetës moderne dhe tregon sesi tendencat e ngjyrave nga bota dixhitale shfaqen në botën fizike dhe anasjelltas.
Për herë të parë në historinë e tij, Instituti ka krijuar një ngjyrë të re që pasqyron inovacionin dhe transformimin global.
Ndërsa shoqëria vazhdon të njohë ngjyrën si një formë komunikimi dhe një mënyrë për të shprehur dhe ndikuar idetë dhe emocionet, kompleksiteti i kësaj nuance të re të kuqe-vjollcë nxjerr në pah mundësitë e mëdha përpara, sipas analizës së Institutit për tendencat ekzistuese të modës, teknologjitë dhe kushtet ekonomike.
Krijuesit e bojës besojnë se është një nuancë që prezanton të ardhmen në një dritë të re dhe është rezultat i një kërkimi dhe parashikimi pothuajse një viti të tendencave nga Instituti Pantone Color, i cili fillon të vëzhgojë tendencat në fillim të pranverës.
Përveç faktit se kjo ngjyrë shfaqet shpesh në video lojërat e njohura në mesin e gjeneratës Z, ajo i ka rrënjët edhe në natyrë. Bimë të tilla si jargavan dhe livanda jepnin një ndjenjë qetësuese gjatë kohëve kaotike.
Very Peri e kishte vendin e saj si në pasarela ashtu edhe në njoftimet e tendencave për pranverën e 2022-shit. Në çdo rast, kjo është një ngjyrë e re që ofron një perspektivë të re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSikurse Dua Lipa, këto teknika të ndihmojnë të krijosh bishtkalin e përsosur
Tetë ide lozonjare se si të visheni në një koncert
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
I fejuari i propozoi me një unazë hyjnore - vetëm kur u martua me të, mësoi të vërtetën mizore
Parandaloni njollat e djersës me këto metoda
Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës