LAJMI I FUNDIT:

Sandra Bullock kujton momentin e sikletshëm që ndodhi gjatë xhirimit të skenës nudo me Ryan Reynolds, në komedinë “The Proposal”

Sandra Bullock kujton momentin e sikletshëm që ndodhi gjatë xhirimit të skenës nudo me Ryan Reynolds, në komedinë “The Proposal”

Sandra Bullock kujtoi me humor një incident nga xhirimet e komedisë romantike të vitit 2009 “The Proposal”, në të cilin ajo luajti me Ryan Reynolds.

57-vjeçarja tregoi historinë e saj ndërsa u shfaq në episodin e së premtes të podkastit “About Last Night” me Adam Ray, dhe vuri në dukje se aksidentalisht ija e zhveshur e 45-vjeçarit u bë e dukshme për kastin dhe ekipin e filmit.


Aktorja e filloi bisedën duke u shprehur se ajo dhe ylli i “Deadpool” kishin qenë miq për një periudhë të gjatë kohore përpara se të shfaqeshin në film.

Foto: Alpha Press

“Ryan dhe unë e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim adoleshent. Ne njihemi prej shumë kohës”, tha ajo me shaka.

Bullock vazhdoi të tregonte se skena në fjalë është filmuar me privatësinë më të madhe në shenjë respekti për interpretuesit e filmit.

“Atë ditë na u desh të bënim skenën e zhveshur dhe… kishim një set të mbyllur, që do të thotë se askush nuk lejohet të jetë aty, vetëm ekipi për flokët dhe grimin vijnë brenda”, kujton ajo.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar” vuri në dukje se asaj dhe aktorit i ishin dhënë mbulesa mbrojtëse përpara se të xhironin skenën, shkruan DailyMail.

Foto: The Proposal

“Flokët e mi janë strategjikisht mbi gjoks dhe ato të Ryan. Dhe ndodh skena, dhe nuk e di sepse nuk e pashë, nuk e shikova!”, tha aktorja.

Bullock vuri në dukje se ajo dhe aktori i saj nuk ishin vendosur në pozicione të rehatshme dhe se ata nuk ishin në gjendje të lëviznin në mes të xhirimeve.

“Kur ata thoshin ndërprite, ne nuk mund të lëviznim. Ai ishte në shpinë me gjunjët lart, dhe unë jam në dysheme thjesht duke u mbështetur në gjunjët e tij, vetëm duke pritur, dhe ju nuk doni të shikoni dhe ne nuk mund të lëviznim vërtet”, tha tutje ajo.

Ylli i “Crash” më pas kujtoi se ijët e Reynolds u lanë të ekspozuar nga pozicionimi i tij i pa rehatshëm.

“Pastaj, dëgjoj Anne Fletcher nga errësira duke thënë, “Ryan, ne mund të shohim pjesët tua intime!” Unë jam si, “O Zot!” sepse ju doni të shikoni poshtë, por i thash vetes “Mos shiko poshtë. Mos shiko poshtë”, ka kujtuar aktorja momentin e sikletshëm.

Bullock u shpreh se shumë nga anëtarët e ekipit shikuan përreth për të parë më mirë pjesët intime të aktorit.

“Të gjithë në errësirë u rrotulluan për të parë nëse mund të gjenin një monitor për të shikuar”, tha Bullock.

Ndër tjera, Bullock theksoi në mënyrë specifike se ajo pranoi të punonte skenë nudo vetëm në komedi dhe se nuk ishte e interesuar ta bënte këtë në asnjë kontekst tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Magazina
Kalo në kategori