LAJMI I FUNDIT:

Sfida interesante në xhiron e tretë të Ligës Unike

Sfida interesante në xhiron e tretë të Ligës Unike

Xhiroja e tretë e Ligës Unike që zhvillohet në fundjavë do të sjellë takime mjaft interesante.

Prizreni 16 do të përballet me Rahovecin, që nuk e ka nisur mirë këtë edicion, por kërkon këndelljen. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse Vreshtarët dy humbje në dy ndeshje. Ky takim ka vlerë të dyfishtë, pasi rezultati llogaritet edhe në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.


Të shtunën zhvillohet klasikja e basketbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, dy skuadra me traditë në basketbollin shqiptar. Në Ligën Unike, shkodranët kanë dy humbje, kurse tiranasit një fitore dhe një humbje.

Sfidë interesante pritet ndërmjet Pejës dhe Kamza Basket. Pejanët kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, ndërsa skuadra nga Kamza, e ka nisur mirë edicionin e ri në Ligën Unike me dy fitore, kurse Verdhezinjë kanë një fitore dhe humbje.

Takimi i fundi i xhiros është mes Teutës dhe Golden Eagle Ylli, dy skuadra që ishin ndeshur në gjysmëfinale të Superkupës Mbarëkombëtare, ku kishin fituar therandasit, që janë favoritë edhe për këtë ndeshje. Skuadra nga Durrësi ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Ylli ka dy fitore në dy ndeshje. /Telegrafi/

Liga Unike – Xhiro 3

E shtunë

17:00 Prizreni 16 – Rahoveci
19:00 Vllaznia – Tirana Neptun

E diel

17:00 Peja – Kamza Basket
19:00 Teuta – Golden Eagle Ylli

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori