LAJMI I FUNDIT:

“Zgjoi” me 5200 bileta të shitura deri tani – në rrugë për të thyer rekord të shitjes së biletave në Kosovë për filma vendorë

“Zgjoi” me 5200 bileta të shitura deri tani – në rrugë për të thyer rekord të shitjes së biletave në Kosovë për filma vendorë

Filmi vendor “Zgjoi” që ka filluar shfaqjen në Cineplexx më 28 tetor, për vetëm 5 ditë ka shitur 5200 bileta.

Me 5200 bileta të shitura për vetëm 5 ditë, “Zgjoi” është në rrugë për të thyer rekord të shitjes së biletave të filmave vendor në Kosovë. Filmi “Zgjoi” ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek publiku Kosovar, duke bërë që biletat për premierën e filmit në kinemanë në Prishtinë të shiten të gjitha një ditë para shfaqjes, ndërsa interesimi nuk duket të bjerë as në vazhdim.


Çdo natë në të dy kinematë, shfaqjet e filmit “Zgjoi” mbushin sallat plot, dhe duke marrë parasysh që kinemaja punon vetëm me 50% kapacitet, mund të hamëndësojmë që nr. i biletave do të ishte shumë më i madh në kushte normale.

Filmi do të vazhdojë të shfaqet në ditët dhe javët në vazhdim, ndërsa kinemaja Cineplexx ka rezervuar 6 orare për shfaqjen e filmit këtë vikend, duke u mundësuar të gjithë të interesuarve për ta shikuar në termine të ndryshme.

Yllka Gashi pas çmimit në "Seminici": Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me rrëfimin e Fahrije Hotit
Lexo po ashtu Yllka Gashi pas çmimit në "Seminici": Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me rrëfimin e Fahrije Hotit

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Oraret për filmin “Zgjoi” në Cineplexx mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Kalo në kategori