Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një vizitë në një shkollë në Harlem, ku 94 për qind e fëmijëve kanë të drejtë për ushqim falas, me dukeshën e veshur me një kostum në vlerë prej 7,500 dollarësh.
Çifti mbërritën në shkollën “Harlem’s PS 123 Mahalia Jackson” së bashku me kancelaren e shkollave të New Yorkut, Meisha Porter mëngjesin e së premtes, pasi lanë hotelin e tyre luksoz në Manhattan në flotën e tyre të SUV-ve me gaz për ditën e dytë të turneut të tyre tre-ditor në New York, shkruan DailyMail.
Meghan veshi një pallto prej kashmiri të markës “Loro Piana”, vlera e së cilës shkon në 5,840 dollarë dhe pantallona të përshtatshme që kushtojnë rreth 1,680 dollarë për vizitën e saj në shkollën publike e cila shërben për strehimore për familjet pa shtëpi të përhershme. Këpucët e saj mendohet se kushtojnë rreth 665 dollarë.
Ajo e përsosi pamjen e saj me bizhuteri me vlerë rreth 387,000 dollarë duke përfshirë unazën e saj të fejesës 350,000 dollarë, një unazë diamanti prej 4,500 dollarësh nga fejesa e saj e parë publike me Harry-n si e fejuara e tij, orën ‘Cartier Tank’ prej 23,000 dollarësh të Princeshës Diana, një byzylyk ‘Cartier Love’ 6,900 dollarë dhe vathë 3,000 dollarësh.
Ndërsa nuk u kursye asnjë shpenzim për veshjen e Meghanit për vizitën – e cila u krijua për të promovuar shkrim-leximin e librit të saj për fëmijët e kësaj shkolle – të dhënat nga Departamenti i Edukimit në New York zbulojnë se rreth 95 përqind e nxënësve në shkollën publike bien në indeksin e nevojave ekonomike.
Indeksi do të thotë se ata përballen me vështirësi ekonomike, bazuar në strehimin e përkohshëm, të drejtën për ndihmë publike dhe nivelet e varfërisë të regjistrimit.
Një total prej 94 për qind e nxënësve gjithashtu kanë të drejtë për ushqim falas, sipas Public School Review. Kjo krahasohet me 51 për qind të nxënësve në të gjithë shtetin.
E gjitha u bë shumë për disa nga fëmijët që u bënë të përlotur ndërsa morën përqafime nga anëtarët e mëparshëm të familjes mbretërore.
Çifti dukej se kishte rritur oreksin gjatë vizitës, ndërsa më pas u drejtuan për të ngrënë te restoranti “Melba”.
Restoranti, i themeluar nga Melba Wilson, vendas i Harlemit, lidhet mirë me turneun e Çiftit Sussex që promovon barazinë e vaksinave anti-COVID.
Çifti nisi ditën e parë të turneut të tyre të enjten duke fërkuar supet me ligjvënësit e New Yorkut dhe zyrtarët e OKB -së, si dhe nderuan viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Ground Zero.
Ata gjithashtu vizituan zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ku mbajtën një takim me Chelsea Clinton, zyrtarë shëndetësorë dhe ekspertë të tjerë për të diskutuar barazinë e vaksinave – përpara paraqitjes së tyre në koncertin Global Citizen të së shtunës.
Mbrëmë, Harry, 37 vjeç, u pa më pas në Bemelmans Bar në Hotel Carlyle duke biseduar me njerëzit në tryezën e tij – pa asnjë shenjë të Meghaitn, 40 vjeçe, në dukje.
Ata po qëndrojnë në hotelin luksoz, ku dhomat e nivelit të lartë kushtojnë deri në 8,800 dollarë në natë, gjatë asaj që është paraqitja e tyre e parë e madhe publike që kur tronditën botën duke u tërhequr prapa si anëtarë të lartë të familjes mbretërore janarin e vitit të kaluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë
Aktorja që luajti Nënën Sulltaneshë në “Shekulli Madhështor” përfundon në spital
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm
Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?