LAJMI I FUNDIT:

Temperatura të larta në New York, ndërkohë që Meghan Markle shfaqet me rollkë dhe pallto dimri gjatë vizitës te Kompleksi Memorial i 11 shtatorit

Temperatura të larta në New York, ndërkohë që Meghan Markle shfaqet me rollkë dhe pallto dimri gjatë vizitës te Kompleksi Memorial i 11 shtatorit

Meghan Markle duket se i ka injoruar parashikimet e motit kur u vesh për udhëtimin e saj në New York këtë fundjavë, dhe deri më tani ka dalë me dy pallto të ngrohta pa arsye, pavarësisht temperaturave të nxehta dhe të lagështa në qytet.

Këtë pasdite, nëna e dy fëmijëve u largua nga hoteli “The Carlyle” dhe u drejtua për në “50 United Nations Plaza” e veshur me një pallto të rëndë, me pamje të butë, me ngjyrë deveje, të markës “Max Mara”, të cilën e veshi të hapur, por të shtresuar mbi një bluzë të gjatë me mëngë të gjata.


Ajo gjithashtu mbante një çantë të markës “Valextra”, vlera e së cilës shkon në 3,350 dollarë, shkruan DailyMail.

Ishte një ndryshim i vogël i veshjeve nga udhëtimi i saj me Princin Harry në “One World Trade Center” dhe Memorialin e 11 shtatorit këtë mëngjes, ku ajo mbante të njëjtën bluzë me mëngë të gjata me një pallto të zezë të rëndë veshur sipër.

Palltot ishin një zgjedhje e papritur dhe e çuditshme duke pasur parasysh temperaturën e lartë të New Yorkut 81 gradë Fahrenheit (27.2 gradë celcius) sot, si dhe një lagështi që që tejkalonte shifrën mbi 70 për qind.

Meghan dukej e pashqetësuar dhe sigurisht e padjesritur – pavarësisht grumbullimit të rrobave që do të ishin më të përshtatshme në një ditë shumë më të ftohtë.

Në fakt, parashikimi i Qytetit të New Yorkut është për mot të ngrohtë gjatë gjithë fundjavës, ndërsa ajo dhe Harry janë në nivele të larta mes 72 dhe 75 gradë Fahrenheit (22 dhe 23 gradë celcius) – megjithatë Dukesha ka veshur të paktën dy shtresa për vizitën e saj.

Më herët të enjten, ajo dhe Harry kishin vizituar “One World Observatory” dhe Memorialin e 11 shtatorit në “One World Trade Center”.

Meghan mbante të njëjtat pantallona të zeza dhe bluzë me mëngë të gjata, por i kishte kombinuar me një pallto komode prej leshi të zi.

Ajo kishte zgjedhur gjithashtu të vinte disa aksesorë të shumtë.

Çuditërisht, Meghan ishte kryesisht më pak e veshur me rroba të trasha sot sesa herën e fundit që erdhi në New York, megjithëse kjo ishte në shkurt të vitit 2019 në mes të një stuhie dëbore.

Në atë kohë, ajo u fotografua duke arritur dhe duke lënë “Hotel Mark”, ku po organizohej festa e saj “babyshower” për foshnjen në ardhje.

Më 20 shkurt, Meghan atëherë shtatë muajshe shtatzënë kishte veshur një pallto me mëngë të shkurtra që i linte në dukje krahët e saj nga bërrylat e më poshtë.

Në kohën kur bora filloi të binte, ajo kishte veshur një pallto ngjyrë bezhë më të arsyeshme, të cilën e kishte veshur të hapur përpara.

Sot, përdoruesit e rrjeteve sociale janë lënë të habitur nga veshjet e Meghanit, ku njëri prej tyure shkruante: “A nuk mëson ajo kurrë të veshë rroba që i përshtaten rastit dhe motit?”.

“Është një ditë e nxehtë dhe e lagësht në New York dhe ajo ka veshur një jakë të lartë dhe pallto”, shkroi një komentues i dytë.

Një tjetër shkroi: “Është një ditë e nxehtë këtu në New York. Pse vishet kështu?”.

Dhe më pas një tjetër shtoi: “Unë thjesht nuk e kuptoj pse Meghan Markle ka veshur një pallto në udhëtimin e saj në NY. Nuk është mot për triko”.

“Mund të thuash që Meghan është nga Kalifornia. Jam djersitur vetëm duke parë këtë kombinim të palltos me triko. Ajo ende duket sikur mendon se është në fluturim”, përfundoi me habi një komentuese tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori