Kosova renditet e 21-ta në botë për shpejtësinë e internetit në telefoni mobile

Stuhitë e ditëve të fundit sollën një rritje të ndjeshme të përdorimit të internetit mobil në Kosovë, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka lidhja e qëndrueshme në situata me kërkesë të lartë.


Gjatë kësaj periudhe, rrjeti mobil i IPKO-s regjistroi trafikun më të lartë në historinë e kompanisë, duke arritur kulmin prej 60 Gbps.

Ky rezultat përfaqëson një rritje të konsiderueshme brenda një periudhe shumë të shkurtër. Nga një nivel prej rreth 30 Gbps, trafiku kishte arritur në 45 Gbps vetëm disa ditë më parë, për të shënuar më pas rekordin e ri prej 60 Gbps.

Rekordi tregon se rrjeti ishte në gjendje ta përballonte rritjen e menjëhershme të përdorimit, duke ruajtur kapacitetin e nevojshëm për mijëra përdorues që po shfrytëzonin njëkohësisht internetin mobil.

s

Investimet në modernizimin e rrjetit po japin rezultate

Performanca prej 60 Gbps është rezultat i investimeve të vazhdueshme të IPKO-s në modernizimin e rrjetit mobil dhe në zgjerimin e infrastrukturës 5G në Kosovë.

Një nga projektet e realizuara së fundmi është kalimi i brezit frekuencor 2100 MHz nga teknologjia LTE në NR 2100, standardi që përdoret për rrjetin 5G. Projekti, i përfunduar gjatë muajit qershor, ka ndihmuar në rritjen e kapacitetit dhe në përdorimin më efikas të infrastrukturës së rrjetit.

Këto përmirësime i mundësojnë rrjetit të përballojë më mirë periudhat kur përdorimi rritet papritur, duke ofruar shpejtësi dhe stabilitet për një numër të madh përdoruesish në të njëjtën kohë.

Kosova renditet e 21-ta në botë për internetin mobil

Zhvillimi i rrjeteve mobile po reflektohet edhe në pozicionimin e Kosovës në matjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të fundit të Speedtest Global Index, Kosova renditet në vendin e 21-të në botë për shpejtësinë e internetit mobil.

Sipas të dhënave të referuara nga IPKO, rrjeti i kompanisë regjistron një shpejtësi mesatare prej rreth 204 Mbps, dukshëm më të lartë se mesatarja e përgjithshme e tregut prej rreth 112 Mbps, e cila përfshin performancën e operatorëve kryesorë në vend.

Ky dallim tregon ndikimin që investimet në teknologjinë 5G dhe modernizimin e rrjetit kanë në përmirësimin e performancës së përgjithshme të internetit mobil në Kosovë.

Rrjeti mobil, një shërbim gjithnjë e më i rëndësishëm

Interneti mobil nuk përdoret më vetëm për komunikim apo argëtim. Ai është bërë i domosdoshëm për qasje në informacion, punë, shërbime digjitale dhe komunikim të vazhdueshëm.

Situatat kur kërkesa rritet ndjeshëm janë edhe prova më e qartë e kapacitetit real të një rrjeti.

Rekordi prej 60 Gbps dëshmon se investimet e IPKO-s në modernizimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e 5G po përkthehen në rezultate konkrete, duke vendosur një standard të ri për performancën e rrjeteve mobile në Kosovë.