LAJMI I FUNDIT:

Në Ponoshec të Gjakovës, arrestohen katër të dyshuar për posedim të marihuanës

Në Ponoshec të Gjakovës, arrestohen katër të dyshuar për posedim të marihuanës

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Ponoshec të Gjakovës, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonin ata, ka gjetur disa qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 21.09.2021, rreth orës 21:35, patrulla e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të  Kufirit në Ponoshec, kanë ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ishin katër persona.


“Patrulla policore, gjatë kontrollit të  automjetit të ndaluar,  në dollapin e veturës, në  anën e pasagjerit, kanë vërejtur disa  qese plastike  të mbushura,  me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se zyrtarët policorë menjëherë kanë ndërmarrë veprime konkrete dhe rastit i janë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë rajonale të Policisë Kufitare dhe  zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve- Njësia Gjakovë.  Janë konfiskuar nëntë paketime, të ndara në qese të vogla, me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë e cila dyshohet se është ndarë për konsum, një pako rizlla  (mbështjellëse), si dhe automjeti i ndaluar.

“Të gjitha veprimet policore, janë kryer në  konsultim me Prokurorin  e  Prokurorisë  Themelore në Gjakovë dhe është iniciuar rasti për  Posedim, Furnizim, Transportim i substancës Narkotike psiko tropikë dhe analoge. Me këtë rast janë arrestuar katër të  dyshuar, shtetas kosovarë: F.B. (1996),  E.L. (1996), L.K. (1996), E.M. (1996) “, thuhet në njoftim.

Me urdhër te Prokurorit të rastit janë kontrolluar/bastisur edhe vendbanimet e të dyshuarve si dhe me urdhër të tij katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori