LAJMI I FUNDIT:

Klubet e Premier Ligës pajtohet që ta sfidojnë FIFA-n, pritet t’i inkuadrojnë në ndeshje lojtarët e ‘ndaluar’ nga Amerika e Jugut

Klubet e Premier Ligës pajtohet që ta sfidojnë FIFA-n, pritet t’i inkuadrojnë në ndeshje lojtarët e ‘ndaluar’ nga Amerika e Jugut

Klubet e Ligës Premier thuhet se kanë rënë dakord të luajnë me lojtarët e tyre nga Amerika e Jugut, edhe pse kombëtaret e tyre bënë kërkesë në FIFA dhe atyre iu ndalua të paraqiten në ndeshjet e fundjavës.

Janë 11 lojtarë që do të pezullohen nga ndeshjet këtë fundjavë nga FIFA, pasi klubet i penguan lojtarët të luajnë ndeshjet ndërkombëtare në vendet e listës së kuqe shkaku i COVID-19.

Pas bisedimeve me FIFA-n, asnjë zgjidhje nuk është gjetur me 24 orë deri në fillimin e ndeshjeve të fundjavës.


Por, pretendohet se klubet e nivelit të lartë kanë rënë dakord të sfidojnë FIFA-n dhe t’i luajnë ato ndeshje me lojtarët e tyre nga Amerika e Jugut.

Lojtarët brazilianë nuk do të lejohen të luajnë në ndeshjet e fundjavës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Lojtarët brazilianë nuk do të lejohen të luajnë në ndeshjet e fundjavës në Ligën Premier

Liverpool, Manchester City dhe Chelsea do të ishin më të goditurat pas reagimit të ashpër të kombeve të Amerikës së Jugut që u përpoqën të hakmerreshin kur klubet e angleze bllokuan yjet e tyre për ndeshjet me kombëtaren.

Si rezultat, FIFA kërkoi një kufizim ‘pesë-ditor’ për ata që ishin përfshirë, i cili do të përfshinte treshen braziliane të Liverpoolit, Alisson, Fabinho dhe Roberto Firmino, Raphinha të Leeds United, Ederson dhe Gabriel Jesus të Manchester City, Thiago Silva të Chelsea dhe Fred të Manchester United.

Tre lojtarët e tjerë të prekur ishin sulmuesi i Wolves, Raul Jimenez i Meksikës, sulmuesi i Paraguai dhe Newcastle, Miguel Almiron dhe Francisco Sierralta i Watford, nga Kili.

Jimenez u lirua për të luajtur për Wolves kundër Watford pasi FA Meksikane tërhoqi ankesën e tyre.

Jo vetëm që disa prej atyre lojtarëve do të humbasin ndeshjet e fundjavës në Premier League, ata gjithashtu do të parandalohen të luajnë në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Por, sipas The Sun, klubet e Ligës Premier kanë rënë dakord që ata nuk do të bëjnë asnjë ankesë nëse rivalët e tyre paraqesin ata lojtarë që duhet të ndalohen.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori