LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo bëhet futbollisti i pestë më i paguar në botë pas kalimit te Man Utd – Messi i prinë listës, Lewandovski i dhjeti

Ronaldo bëhet futbollisti i pestë më i paguar në botë pas kalimit te Man Utd – Messi i prinë listës, Lewandovski i dhjeti

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar transferimin e tij nga Juventusi te Manchester Unitedi, ndërsa tani gjendet i pesti në listën e dhjetë futbollistëve me pagën më të madhe në botë.

E premtja ishte ditë e bukur për tifozët e Unitedit, pasi idhulli i tyre apo legjenda e klubit, Ronaldo u kthye në Old Trafford pas më shumë se dhjetë vitesh.

Ky transferim i Ronaldos në momentet e fundit te Unitedi, pasi gjithë kohën flitej për një transferim te Manchester City, befasoi të gjithë.


Manchester United e konfirmon: Cristiano Ronaldo është lojtar i yni
Lexo po ashtu Manchester United e konfirmon: Cristiano Ronaldo është lojtar i yni

Megjithatë, ylli portugez më nuk do të mund të fitojë aq sa fitonte të Juventusi dhe ka rënë nga vendi i dytë në të pestin në listën e futbollistëve më të paguar në botë brenda vitit.

Sipas raporteve, Ronaldo do të fitojë tani rreth 480 mijë euro në javë apo diçka më shumë se 23 milionë euro në vit, ndërsa te Juventusi fitonte plot 31 milion euro.

Mësohet paga që do të ketë Cristiano Ronaldo te Manchester United
Lexo po ashtu Mësohet paga që do të ketë Cristiano Ronaldo te Manchester United

Është gazetari i njohur Tancredi Palmeri, i cili ka publikuar listën me dhjetë futbollistët më të paguar në botë bazuar në pagën e tyre neto pa asnjë bonus ose të ardhura të tjera të konsideruara.

Në vendin e parë padyshim se gjendet Lionel Messi me pagë prej 35 milionë eurosh në vit, i ndjekur nga Neymar i dyti me 30 milionë euro në vit dhe Andres Iniesta i treti me 25 milionë euro në vit.

Në listë gjenden edhe emra tjerë si Oscar, Antoine Griezmann, Mohamed Salah, Gareth Bale, Philippe Coutinho dhe Roberto Lewandowski.

Lista me 10 futbollistët më të paguar në botë:

10.Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 15.5 milionë euro

9.Philippe Coutinho (Barcelona) – 15.5 milionë euro 

8.Gareth Bale (Real Madrid) – 16 milionë euro

7.Mohamed Salah (Liverpool) – 19.5 milionë euro

6.Antoine Griezmann (Barcelona) – 20 milionë euro

5.Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 23 milionë euro

4.Oscar (Shanghai Port) – 24 milionë euro

3.Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 25 milionë euro

2.Neymar (Paris Saint-Germain) – 30 milionë euro

1.Lionel Messi (Paris Saint-Germain) – 35 milionë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori