Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken: Vaksinat e SHBA-së për Kosovën përfaqësojnë lidhjen e fortë mes dy popujve
Pas arritjes në vendin tonë të kontingjentit prej 35,100 dozave të vaksinave dhe zotimit të SHBA-ve se do ta mbështes Kosovën me 500 mijë vaksina Pfizer, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.
“Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.
Today the U.S. donated the first tranche of 500,000 Pfizer doses to Kosovo, bringing it 20 percent closer to reaching its vaccination goal. Delivered via COVAX, this gift represents the shared values and unwavering bonds between our people. Together we can defeat COVID-19. pic.twitter.com/1mavvExE5p
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 20, 2021
Edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë se një Kosovë e shëndetshme dhe e pavarur është një partner i fuqishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto komente Price i ka bërë në Twitter pas donacionit të mbi 35 mijë dozave Pfizer për Kosovën nga ShBA-ja në kuadër të 500 mijë vaksinave në total që pritet të arrijnë në Kosovë në vazhdim.
Price ka shkruar se po përmbushin premtimin e presidentit Joe Biden për ta furnizuar Kosovën më 500 mijë vaksina.
“Një Kosovë e shëndetshme, që e merr veten shpejt dhe e pavarur është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse ne po e përmbushim premtimin e presidentit Joe Biden duke siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës Pfizer për partnerët tanë në Kosovë”, ka shkruar Price
A healthy, resilient, and independent Kosovo is a stronger partner for the United States. That’s why we are delivering on @POTUS’s promise by providing over 500,000 Pfizer vaccine doses to our partners in Kosovo. https://t.co/fIipg1JvhJ
— Ned Price (@StateDeptSpox) August 20, 2021
Sot kanë arritur në Kosovë mbi 35 mijë doza të vaksinave Pfizer nga 500 mijë sa pritet të arrijnë në total, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova ka pranuar 35 mijë e 100 doza të vaksinës kundër COVID-19 Pfizer/BioNTech, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit COVAX.
Në ceremoninë e pranimit të vaksinave, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se muaj më parë i është drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me kërkesën për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.
Arritja e vaksinave sot, Osmani tha se tregon solidaritet dhe rikonfirmon miqësinë e fortë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Institucionet tonë në ndërkohë përveç kontratës me kompaninë Pfizer siguruan edhe vaksina të tjera por mbi të gjitha ne morëm përgjigjën pozitive nga presidenti Biden për mbi 500 mijë vaksina si donacion i ShBA-ve, kontingjenti ne parë të të cilët po e pranojmë sot, me shpresën e madhe se duke e ditur situatën e rëndë me të cilën po ballafaqohemi tani edhe kontingjentet e tjera do të vinë urgjentisht”, tha Osmani.
E ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnet tha vaksina të tjera do të vijnë në ditët e ardhshme.
“Zonja dhe zotërinj, vaksina të tjera janë duke ardhur, por vaksinat funksionojnë vetëm nëse individët vaksinohen, shumë njerëz ende besojnë se vaksina nuk është e nevojshme, nëse ata e kanë kaluar COVID-in, dhe se ata nuk mund të infektohen përsëri, kjo thjesht nuk është e vërtetë, veçanërisht tani, gjatë rritjes dramatike të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta. Prandaj ju lutemi të gjithëve, vaksinohuni, në mënyrë që të mbroni veten, familjet dhe komunitetet tuaja. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë Covid-19”, tha Philip Kosnett.
Ai tha se ShBA-të kanë ofruar rreth katër milionë dollarë pajisje mbrojtëse, mjekësore, grante për mësim online e ndihma të tjera që lidhen me pandeminë, për të ndihmuar Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë