LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranon mbi 35 mijë vaksina të dhuruara nga SHBA-të, presidentja Osmani: Miku i mirë shihet në ditë të vështira

Kosova pranon mbi 35 mijë vaksina të dhuruara nga SHBA-të, presidentja Osmani: Miku i mirë shihet në ditë të vështira

Kanë arritur në Kosovë 35 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit COVAX. ShBA-të do të mbështesin Kosovën me gjithsej 500 mijë vaksina, ndërsa sot ka arritur vetëm kontingjenti i parë.

Në ceremoninë e pranimit të vaksinave, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se muaj më parë i është drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me kërkesën për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.


Arritja e vaksinave sot, Osmani tha se tregon solidaritet dhe rikonfirmon miqësinë e fortë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Institucionet tonë në ndërkohë përveç kontratës me kompaninë Pfizer siguruan edhe vaksina të tjera por mbi të gjitha ne morëm përgjigjën pozitive nga presidenti Biden për mbi 500 mijë vaksina si donacion i ShBA-ve, kontingjenti ne parë të të cilët po e pranojmë sot, me shpresën e madhe se duke e ditur situatën e rëndë me të cilën po ballafaqohemi tani edhe kontingjentet e tjera do të vinë urgjentisht”, tha Osmani.

Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke shtuar se është e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë Covid-19.

“Të dashur qytetarë, nuk mjafton vetëm arritja e vaksinave sepse synimi ynë është të krijojmë një ambient të sigurt për qytetarët, për bizneset, për shkollat dhe të gjitha veprimtaritë jetësore, prandaj të sigurt mund të jemi vetëm kur vaksinohemi të gjithë. Vaksinimi është dhe do të jetë arma e vetme dhe më e sigurt për të mposhtur virusin”, tha Osmani.

Thirrje për vaksinim ka bërë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se po përballemi me një pandemi të vështirë zgjidhja e së cilës është vaksinimi.

“Gjatë muajve të parë të qeverisjes ne e vendosëm prioritet menaxhimin e pandemisë, sigurimin e vaksinave dhe përgatitjen e nevojshëm dhe profesionale për administrimin e vaksinave. Me ritmin dhe dinamikën aktuale të vaksinimit dozat që pranuam sot do të administrohen brenda një dite e gjysmë. Pavarësisht se ne kemi filluar më së voni me procesin e vaksinimit për shkak të mungesave që i kemi gjetur, deri më tani kemi arritur të vaksinojmë 232 mijë e 993 qytetarë me dozën e dytë, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetarët e Kosovës janë dhënë 680 mijë e 101 doza të vaksinës”, tha Kurti.

E ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnet tha vaksina të tjera do të vijnë në ditët e ardhshme.

“Zonja dhe zotërinj, vaksina të tjera janë duke ardhur, por vaksinat funksionojnë vetëm nëse individët vaksinohen, shumë njerëz ende besojnë se vaksina nuk është e nevojshme, nëse ata e kanë kaluar COVID-in, dhe se ata nuk mund të infektohen përsëri, kjo thjesht nuk është e vërtetë, veçanërisht tani, gjatë rritjes dramatike të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta. Prandaj ju lutemi të gjithëve, vaksinohuni, në mënyrë që të mbroni veten, familjet dhe komunitetet tuaja. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë Covid-19”, tha Philip Kosnett.

Ai tha se ShBA-të kanë ofruar rreth katër milionë dollarë pajisje mbrojtëse, mjekësore, grante për mësim online e ndihma të tjera që lidhen me pandeminë, për të ndihmuar Kosovën.

Ndërsa Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë masat dhe të vaksinohen.

“Jemi këtu sot për t’i kushtuar mirënjohje dhe falënderime dhe inkurajim për personat në Kosovë, qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë luftën kundër Covid. Ne e dimë se ka shumë qëndrueshmëri në shoqëri, mbani distancën fizike, mbani maskën dhe vaksinohuni”, tha ajo.

Ambasada amerikane përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka shkruar se “sot Shtetet e Bashkuara i dhuruan Kosovës këstin e parë të dozave të vaksinave Pfizer ku në total do të jenë 503,100. Kjo paraqet donacionin më të madh të vetëm të vaksinave kundër COVID-19 që ndonjë vend apo organizatë i ka dhuruar Kosovës. Me këto doza, qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje të vaksinojë dhe mbrojë plotësisht qytetarët e saj, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të përgjithshëm të vaksinimit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori