Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare nga alarmin

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar statistikat për lejeqëndrimet e përkohshme të lëshuara në Kosovë gjatë muajit korrik, ku rezultojnë gjithsej 1,259 lejeqëndrime.
Sipas të dhënave, 748 lejeqëndrime janë lëshuar për qëllime pune, duke përbërë kategorinë më të madhe. Ndërkohë, 478 janë dhënë për bashkim familjar, ndërsa 33 për studim.
Sa i përket përkatësisë gjinore, 54 për qind e përfituesve janë meshkuj, ndërsa 46 për qind femra.
Në mesin e shtetasve të huaj që kanë marrë lejeqëndrim të përkohshëm gjatë korrikut, numrin më të madh e përbëjnë shtetasit turq me 439 raste, të ndjekur nga serbët me 289 dhe shqiptarët me 149.
Pas tyre renditen shtetasit e Maqedonisë së Veriut me 92 raste, filipinasit me 28, amerikanët me 23, egjiptianët me 20 dhe birmanët me 19. Në kategorinë “të tjera” janë përfshirë 200 raste.

Të dhënat tregojnë se puna dhe bashkimi familjar mbeten arsyet kryesore për të cilat shtetasit e huaj pajisen me lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë.
Ndërkaq, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka komentuar këto statistika, duke thënë se qeveria në detyrë e prirë nga Albin Kurti po nxit ikjen e fuqisë punëtorëve nga Kosova.
“Në lidhje me punëtor të huaj, vetëm në muajin e kaluar Korrik kemi pas: 1,259 lejeqëndrime të përkohshme kur 748 leje ishin për punë”, ka thënë Ymeri.
“Duke qenë se statistikat e punësimit nuk po ndryshojnë dukshëm nga vitet e kaluara, jo vetëm nga ky raport mujor, Qeveria po del se ka shtyrë në emigrim fuqinë punëtore kosovare, për të pranuar nacionalitete tjera”, ka thënë ajo.








































