Kemi arritur në gjysmën e festivalit, dhe kemi akoma shumë aktivitete të planifikuara për ju. E hëna ishte mjaft intensive, njerëzit po vraponin nëpër kinematë e qytetit ku po mbaheshin shfaqjet e filmave, prezantimet, panelet dhe punëtoritë.
Sot u zhvilluan katër punëtori. Në ora 10:00 u mbajt punëtoria “Confessions of Isolation” tek shkolla “Halil Kasapolli”, ku pjesëmarrësit patën rastin të dëgjonin histori dhe të ndanin përvojat e tyre të izolimit. Në të njëjtin vend, Joan Kamberaj udhëhoqi punëtorinë me titullin “One frame a time”. Një punëtori tjetër që është pjesë e këtij edicioni është “From one generation to the next”, që u mbajt tek Qendra Rinore. Fëmijët e grup moshave të ndryshme morën pjesë duke vrapuar e vizatuar, e kryesorja duke u shoqëruar me njëri-tjetrin.
Punëtoria tjetër është “BARMOTION” e drejtuar nga Gary Schwartz, ku të rinjtë vazhduan të mësonin mbi procesin e krijimit të filmave të animuar. Përvojat e fëmijëve këtu kanë qenë të jashtëzakonshme. Pjesa më e mirë janë punimet e fëmijëve, që janë kreative dhe me shumë ngjyra, ata padyshim do jenë animatorët e së ardhmes.
Takimi ditor “Coffee and Talks”, u mbajt tek lokali Exit. Këto takime janë mjaft emocionuese, pasi që pjesëmarrësit kanë rastin të takohen dhe të ndajnë përvojat e tyre, një mundësi e mirë për t’u njoftuar me animatorët profesional që kemi në edicionin e këtij viti të festivali.
Pastaj, audienca u mblodh tek Teatri “Istref Begolli”, për të shikuar filmat “Kona”, “Where Were You”, “niet thuis”, “Afloat”, “Yuluu”, “Not for money, not for love, not for nothing”, and “Llaves (Keys)”, që janë pjesë e Human Rights Competition 3.
Kjo u pasua nga Feature Film Competition tek Kinema “Jusuf Gërvalla”. Filmi i përzgjedhur për ditën e sotme ishte “Up We Soar”, i cili u shfaq në ora 16:00.
Me radhë në program ishte paneli “Haven’t we noticed”, i udhëhequr nga Bekim Sele dhe Lum Çitaku. Panelistët ndanë mendimet e tyre mbi lidhjen mes kreativitetit dhe diturisë. Ata theksuan potencialin që ka rinia në fushën e kreativitetit dhe lirisë së shprehjes. Sipas tyre, qëllimi kryesor i kreativitetit është çizolimi i vetes, dhe fitimi i një perspektive të re për të shikuar atë që na rrethon.
Tek Kino “Liqeni”, vazhduam shfaqjen e filmave të International Competition 3. Kjo kategori garuese përmban punime nga animatorë ndërkombëtarë, të cilët e kanë sjellë artin e tyre tek rinia kosovare, përmes tregimeve të ndryshme në formën e filmave të animuar.
Dita përfundoi me shfaqjen e Student Competition 3, tek Kino Kubat në ora 22:00. Filmat e shfaqur ishin “Red Shoes”, “Afloat”, “Portrait of a woman”, “Bus Line”, “CHRONIQUE”, “The Edge”, “Incognito”, “Inside” dhe “Ciervo”.
Si rezultat i aksidentit tragjik që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ne kemi anuluar të gjitha aktivitetet muzikore të së hënës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![The Sun: Njihuni me Eva Muratin, prezantuese magjepsëse e Champions League dhe modele](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/eva-r-380x233.jpg)
The Sun: Njihuni me Eva Muratin, prezantuese magjepsëse e Champions League dhe modele
![Blero dhe Afrona flirtojnë në Instagram? Veprimi i tyre bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Blero-dhe-Afrona-Dika-380x233.jpg)
Blero dhe Afrona flirtojnë në Instagram? Veprimi i tyre bëri "lëmsh" rrjetin
![Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-111-380x233.jpg)
Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”
![Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/edi-380x233.jpg)
Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë
![Amanda Holden tregon fizikun e saj mahnitës në bikini, në fotografitë nga pushimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-114-380x233.jpg)
Amanda Holden tregon fizikun e saj mahnitës në bikini, në fotografitë nga pushimet
![Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/efii-1-380x233.jpg)
Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-21-232102-380x233.png)
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/9d749220-2fc5-11ef-808e-2b63087e573f-380x233.jpg)
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spacialja-380x233.jpg)
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
![PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448772076_1043006780946318_2815115585225805309_n-380x233.jpg)
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi