Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Milazim Salijaj kanë paralajmëruar se Kosova shumë shpejt mund t’ua ndalojë me ligj fëmijëve blerjen e pijeve energjike.
Pacolli ka thënë se është shqetësuese kur sheh fëmijë duke konsumuar pije energjike, teksa ka shtuar se që në vitin 2019 kishte paralajmëruar se do të marrë iniciativë në Kuvend për të bërë ndryshimet ligjore rreth përdorimit të pijeve energjike tek personat nën moshën 18 vjeçare, transmeton Telegrafi.
“Është tepër shqetësuese kur sheh fëmijë 7-13 vjeçar që konsumojnë pije energjike. E është edhe më shqetësuese kur ata arrijnë të blejnë në sasi nga 1 deri në 2 litra. Para dy viteve u pata shokuar kur në një market disa djem 10-11 vjeçar po prisnin në radhë të paguanin pijet energjike me sasi 1 litërshe. Ata ishin në pushim të gjatë të shkollës. Në 2019 pata premtuar që do të marr iniciativë në Kuvend për të bërë ndryshimet ligjore rreth përdorimit të pijeve energjike tek personat nën moshën 18 vjeçare. Por, për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të asaj legjislature nuk kam arritur ta bëjë këtë”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
“Është tepër shqetësuese kur sheh fëmijë 7-13 vjeçar që konsumojnë pije energjike. E është edhe më shqetësuese kur ata arrijnë të blejnë në sasi nga 1 deri në 2 litra. Para dy viteve u pata shokuar kur në një market disa djem 10-11 vjeçar po prisnin në radhë të paguanin pijet energjike me sasi 1 litërshe. Ata ishin në pushim të gjatë të shkollës. Në 2019 pata premtuar që do të marr iniciativë në Kuvend për të bërë ndryshimet ligjore rreth përdorimit të pijeve energjike tek personat nën moshën 18 vjeçare. Por, për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të asaj legjislature nuk kam arritur ta bëjë këtë
Tani, bashkë me deputetin Milazim Salijaj LVV kemi kërkuar nga Drejtoria për Hulumtime brenda Kuvendit një hulumtim se si është e rregulluar përdorimi i pijeve energjike në vendet e rajonit dhe në Evropë. Bashkë me Milazimin do të fillojmë propozimet për ndryshime ligjore të paraprira nga disa hulumtime të nevojshme diskutime publike dhe fushatë për vetëdijësim në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet përkatëse.
Sipas hulumtimit, Kosova akoma nuk ka bazë ligjore që sanksionon përdorimin e pijeve energjike tek personat nën 18 vjeç.
Në Republikën e Shqipërisë përdorimi i pijeve energjike rregullohet me ligj. Njëjtë sikurse pijet alkoolike klasifikohen edhe pijet energjike dhe në Ligjin “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” janë përfshirë edhe pijet energjike. Me Ligjin 74/2018 NDALOHET:
1. Shitja e pijeve energjike tek personat nën moshën 18 vjeç;
2. Publiciteti në median vizive;
3. Ofrimi i pijeve energjike të miturve nga personi madhor që e shoqëron atë në vende publike;
4. Shitja pa verifikim me dokument identifikues;
5. Përdorimi i tyre dhe reklamimi në institucione arsimore.
Maqedonia e Veriut, nuk ka akoma ndonjë ligj që rregullon përdorimin e pijeve energjike por me rekomandim të Komitetit të OKBës për të Drejtat e Fëmijëve, ka inicuar ndryshimin e ligjit për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç dhe ka filluar kampanjën për vetëdijësimin e popullatës për pasojat e pijeve energjike.
Në Evropë pijet energjike nuk konsiderohen si pije alkoolike dhe se nuk ka ndonjë legjislacion specifik që aplikohet në të gjitha vendet anëtare të BE-së por përdorimi i pijeve energjike është rregulluar me legjislacion kombëtar në të gjitha vendet. Shumica e kanë të rregulluar me legjislacion specifik ku përcaktohen rregulla në etiketim, reklamim dhe në përmbajtjen e produktit.
Me Rregulloren e Informacionit të Ushqimit për Konsumatorët (BE) Nr. 1169/2011 prodhuesit obligohen që në etiketim të shtohet teksti “Përmbajtje e lartë e kafeinës. Nuk rekomandohet për fëmijë ose gratë shtatëzëna ose gji dhënëse” si dhe të deklarojnë saktë përmbajtjen e kafeinës. Ndërsa me Kodin e Praktikës për marketing dhe etiketimin e pijeve energjike prodhuesit udhëzohen për të mos reklamuar produketet tek fëmijët. Përveç këtyre janë edhe një varg rregulloresh që rregullojnë përdorimin e pijeve energjike.
Në Mbretërinë e Bashkuar aplikohet rregullorja e pêrmendur më lartë 1160/2011 ku përcaktohen rregullat që duhet të zbatohen dhe aplikohen në etiketim.
Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA, 2015) ka konfirmuar se sasia e kafeinës deri në 3 mg për kg të peshës trupore është e sigurt për fëmijë dhe adoleshentë (3-18 vjeç) dhe deri në 400 mg për të rritur.
Kodi Evropian për Pije Energjike rekomandon se pijet freskuese me përmbajtje të lartë kafeine (mbi 150 mg) nuk duhet të konsumohen e as nuk duhet të promovohen apo shiten tek personat nën moshën 16 vjeç.
Në Evropë pijet energjike nuk janë pije që konsumohen në baza ditore si dhe shitja e tyre bëhet në paketime të vogla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kurti uron qytetarët
Mitsotakis: Greqia është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor
Policia gjen granatë dore në Kllokot, dyshohet se është që nga paralufta
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës