LAJMI I FUNDIT:

La Liga pritet ta hetojë marrëveshjen e mundshme të shkëmbimit Griezmann-Saul

La Liga pritet ta hetojë marrëveshjen e mundshme të shkëmbimit Griezmann-Saul

Marrëveshja e mundshme e shkëmbimit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit që përfshin Antoine Griezmann dhe Sauli Niguez është vendosur që të monitorohet nga La Liga.

Në Spanjë, marrëveshjet e këmbimit nuk ekzistojnë në të vërtetë dhe në vend të kësaj transferimet bëhen në mënyrë të pavarur me vlerësime të ndara.

Dhe kështu, për t’u siguruar që klubet nuk janë të përfshira në ndonjë hile të kontabilitetit, La Liga do të vëzhgojë nga afër marrëveshjen.


Shkëmbimi Griezmann-Saul duket i pashmangshëm, zbulohen detajet
Lexo po ashtu Shkëmbimi Griezmann-Saul duket i pashmangshëm, zbulohen detajet

Zhvillimi u zbulua nga Radio Marca dhe El Partidazo de COPE, dhe ky i fundit gjithashtu deklaroi se nëse pagesa e shitjes për Griezmann është më pak se 72 milionë euro, atëherë Barcelona do të ketë humbje.

Nga perspektiva e Barcelonës, motivi i vërtetë për marrëveshjen është që të krijojë hapësira për ri-nënshkrimin e Lionel Messit.

Por, edhe largimi i Griezmannit nuk do të jetë i mjaftueshëm, me shitje shtesë të nevojshme gjatë javëve të ardhshme.

Përndryshe La Liga do të përfshihet edhe një herë për të bllokuar kontratën e re të Messit, pasi Barcelona ka probleme të theksuara financiare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori