LAJMI I FUNDIT:

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, super-aksionin “Fast and Furious 9” mund ta shikoni me çmim special prej 3,60€

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, super-aksionin “Fast and Furious 9” mund ta shikoni me çmim special prej 3,60€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 22:00.


Filmi kryesor që do të mund ta shikoni sot me çmim të zbritur bilete është padyshim super-aksioni Fast and Furious 9. Ky film sot do të shfaqet në 9 orare të ndryshme në kinemanë në Prishtinë, dhe në 5 orare të ndryshme në kinemanë në Prizren. Biletat e filmit mund të blihen edhe online, përmes Aplikacionit Cineplexx KS, që mund të shkarkohet në të dy platformat – IOS dhe Android.

Filmi i gjen protagonistët sërish në aksion kur Cipher, personazh i luajtur nga Charlize Theron, e rekruton vëllanë më të ri të Dom në ekipin e saj që të marrë hakmarrje ndaj Dom dhe miqve të tij. Filmi rikthen në regji Justin Lin, ndërsa në rolet kryesore vijnë super-yjet Vin Diesel, Charlize Theron, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, si dhe kastit të aktorëve do ti bashkëngjitet edhe ylli tjetër i filmave aksion, John Cena.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen super-horrorat A Quiet Place Part II, The Conjuring 3, pastaj aksioni Wrath of Man, Boss Level, Cruella, ndërsa nga filmat e animuar, The Croods 2 dhe Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 14:30, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun KËTU.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori