Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, ka pritur sot në vizitë zyrtare në Prishtinë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias të cilin e ka njoftuar lidhur me prioritetet e qeverisë së re duke vendosur theksin në zhvillimet në politikën e jashtme.
Sipas një njoftimi për media, Greqia është një fqinj i rëndësishëm në rajon dhe, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, jep një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
“Me Greqinë ndajmë mendimin që integrimi në BE dhe NATO janë hapat më të rëndësishëm për stabilizimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që duke ndërtuar një perspektivë të shëndoshë evropiane dhe transatlantike të mund të lëmë përgjithmonë prapa përvojat e këqija të dekadave të fundit”, ka thënë ministrja Gërvalla.
Gjithashtu në takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve, shkëmbimet tregtare dhe nevojën për të thelluar atë, por edhe për të zgjeruar formën e bashkëpunimit në fusha të tjera si kultura, shkenca, arsimi dhe shëndetësia.
Republika e Kosovës dhe Republika Helenike janë pajtuar që, si një hap i mëtejshëm drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur, të ngrenë statusin e Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjeshtë ekonomike në një zyrë që do të emërtohet ndryshe, zyrë interesi me qasje jo vetëm ekonomike, por edhe politike.
Ministrja Gërvalla ka theksuar në takim se njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, e konsideron si një kontribut thelbësor për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.
“Pavarësia e Kosovës është një fakt i patjetërsueshëm. Sa më parë që të pranohet një fakt i tillë, aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën, por edhe Serbinë. Duke pasur parasysh faktin se Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh deri tani nga një këndvështrim tjetër, ne riafirmojmë se me Greqinë dhe gjithashtu me partnerë të tjerë në BE dhe jashtë saj do të vazhdojmë intensivisht dialogun rreth kësaj çështjeje”, ka plotësuar ajo.
Në takim u diskutua edhe për perspektivën evropiane të Kosovës. Me këtë rast ministrja Gërvalla falënderoi kryediplomatin grek për qasjen konstruktive të Greqisë në raport me rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë