Votimi i 11 milionë eurove nga ana e Kuvendit të Kosovë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore dhe rifillimi i pagesave të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës, ishin ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për kishin miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore, shkruan Telegrafi.
Sipas këtij vendimi, për këto komuna në veri të Kosovës janë ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës.
Javën e kaluar, ky komision kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve.
Pas miratimit të këtij vendimi, i menjëhershëm kishte qenë reagimi i opozitës.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se ndarja e 11 milionë euro për pagesën e rrymës në katër komunat në veri të vendit është në kundërshtim me ligjin.
“Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore, për shkak se KOSTT-i është ndërmarrje publike, në bazë të statutit është 100 për qind është pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje edhe e qeverisjes koorporative, sepse kjo ndërmarrje e ka Bordin dhe Kuvendi nuk ka te drejtë të ndërhyrje në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrjeje”, ishte shprehur Hamza gjatë një konference për medie, përcjell Telegrafi.
Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Qeveria Kurti po shantazhohet nga serbët në veri të vendit.
“Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët, përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet falë djersës së qytetarëve të Kosovës, nga ky veprim po krijohen një sërë dëmesh zinxhirore. Me këtë vendim, Qeveria Kurti po pajtohet se nuk ka potencial të ndëshkojë shkelësit e ligjit të cilët keqpërdorin rrymën. Gjithashtu, kjo rezulton edhe në rritjen e kostos së operimit sepse obligohemi të blejmë energji kur ajo nuk mjafton për të përballur kërkesat. Kjo e rritë edhe koston”, kishte thënë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Gjatë kësaj jave, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook kishte njoftuar se kanë rifilluar pagesat e granteve për biznese për këtë komunë.
“Prej nesër [enjte] do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për COVID-19 do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, kishte njoftuar Ahmeti.
Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës ishte rritja e shpejtë e kriptovalutës Dogecoin.
Kjo kriptovalutë kishte filluar si shaka, mirëpo sot Dogecoin brenda kësaj jave kishte pasur një rritje prej 400 për qind, apo mbi 5,000 për qind brenda vitit 2021.
Lansuar në vitin 2013 nga zhvilluesi i IBM, Billy Markus dhe programeri Jackson Palmer, Dogecoin duhej të satirizonte në internet kriptovalutat në atë periudhë.
Kjo kriptovalutë është përkrahur gjithashtu nga shumë të famshëm, si Snoop Dogg, Gene Simmons dhe më i rëndësishmi, Elon Musk. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje