LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Ndarja e 11 milionë eurove për pagesën e energjisë në veri është në kundërshtim me ligjin

Hamza: Ndarja e 11 milionë eurove për pagesën e energjisë në veri është në kundërshtim me ligjin

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se ndarja e 11 milionë euro për pagesën e rrymës në katër komunat në veri të Kosovës është në kundërshtim me ligjin.

Javën e kaluar, komisioni kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore, për shkak se KOSTT-i është ndërmarrje publike, në bazë të statutit është 100 për qind është pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje edhe e Qeverisjes Koorporative, sepse kjop ndërmarrje e ka Bordin dhe Kuvendi nuk ka te drejtë të ndërhyrje në menagjimin dhe afarizmn e kësaj ndërmarrjeje”, tha Hamza gjatë konferencës për medie.

Kuvendi voton ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri
Lexo po ashtu Kuvendi voton ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori