LAJMI I FUNDIT:

Dogecoin tani është kriptovaluta e katërt më e madhe

Dogecoin tani është kriptovaluta e katërt më e madhe

Kishte filluar si shaka, sot Dogecoin është më e madhe në sipas tregut të kapitalit të kriptovalutave.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht vlera e kësaj kriptovalute është 0.60 dollarë.


Për sa i përket kapitalit të tregut, Dogecoin ka mbi 77 miliardë dollarë, e renditur pas Bitcoin, Ethereum dhe Binance Coin.

Lansuar në vitin 2013 nga zhvilluesi i IBM, Billy Markus dhe programeri Jackson Palmer, Dogecoin duhej të satirizonte në internet kriptovalutat në atë periudhë.

Që atëherë, megjithatë, ai është bërë një simbol kulti i përqafuar nga ndjekës besnik. Kjo kriptovalutë është përkrahur gjithashtu nga shumë të famshëm, si Snoop Dogg, Gene Simmons dhe më i rëndësishmi, Elon Musk. /Telegrafi/