LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Mino Raiola befason të gjithë, flet rreth një shkëmbimi të madh Pogba-Hazard

Agjenti Mino Raiola befason të gjithë, flet rreth një shkëmbimi të madh Pogba-Hazard

Paul Pogba është i lidhur me një kthim në Juventus, por agjenti Mino Raiola pranon që Real Madrid ishte gjithmonë një opsion me të vërtetë tërheqës dhe Manchester Unitedi mund të pranonte një shkëmbim me Eden Hazard.

Përfaqësuesi i yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror foli për gazetën spanjolle AS, duke prekur shumë tema të ndryshme, por shumica nga to rreth të ardhmes së klientëve të tij.


Çdo verë duket se Pogba është në lëvizje dhe Juventusi përmendet gjithmonë si një opsion i mundshëm, pasi francezi ndoshta tregoi formën e tij më të mirë, por prania e Zinedine Zidane te Reali është gjithashtu një impuls në vete.

'Ekipi i ëndrrave' i Mino Raiolas me lojtarët që menaxhon: Agjenti i njohur ka yje si Haaland, Pogba, Verratti e De Ligt në formacion
Lexo po ashtu 'Ekipi i ëndrrave' i Mino Raiolas me lojtarët që menaxhon: Agjenti i njohur ka yje si Haaland, Pogba, Verratti e De Ligt në formacion

“Kur një lojtar ju pyet, çfarë do të bëjmë?, është një përgjegjësi e madhe. Kjo është kur ti qëndron zgjuar gjithë natën duke menduar se çfarë është më e mira… Qëllimi im është ta bëj një proces krahas lojtarit për të parë se çfarë ata me të vërtetë kanë në zemrën e tyre”, ka thënë fillimisht Raiola për gazetën AS.

“Me Pogban, ajo që është me të vërtetë e rëndësishme gjithashtu është ajo që Manchester Unitedi dëshiron, çfarë projekti po propozojnë për Pogba. Pogba gjithmonë ka qenë i interesuar për një gjë, për të fituar, Ligën e Kampionëve, tituj, ky është objektivi i tij. Dhe do të shohim nëse është e mundur në United apo në klube të tjera të mëdha evropiane”.

“Në një kohë, Pogba ndjeu shumë dashuri dhe besim te Unitedi, dhe ka klube të ndryshme… Më pas, është vërtet e vështirë për Unitedin dhe Real Madrid të arrijnë një mirëkuptim për një transferim të madh sepse klubet e mëdha nuk është se duan t’i shesin lojtarë të shkëlqyeshëm klubeve të tjera të mëdha”.

Damien Duff kritikon Real Madridin dhe Hazardin: U shpenzuan 160 milionë euro për një trashaluq dhe lojtar jo-profesionist
Lexo po ashtu Damien Duff kritikon Real Madridin dhe Hazardin: U shpenzuan 160 milionë euro për një trashaluq dhe lojtar jo-profesionist

“Dhe unë nuk do të gënjej, sepse për Pogban, të luajturit në Madrid ishte gjithmonë një opsion vërtet tërheqës, për shkak të Zidane gjithashtu. Ai është heroi i fëmijërisë së Pogbas”.

“Mendoj se asgjë nuk është e pamundur, por futbolli varet nga dita në ditë. Ashtu si kjo. Dhe ju duhet të jeni fleksibël për të menduar për të gjitha mundësitë. Po sikur nesër Madridi të dëshirojë të bëjë një shkëmbim, Hazard për Pogba. Është vetëm një shembull. Dhe nëse e pëlqejnë të katër palët, pse jo?”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori