LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse Real Madridi refuzoi që të marrë trofeun e La Ligas në ndeshjen ndaj Granadas

Zbulohet arsyeja pse Real Madridi refuzoi që të marrë trofeun e La Ligas në ndeshjen ndaj Granadas

Vikendin që lamë pas Real Madridi edhe matematikisht e siguroi titullin e La Ligas, që ishte i 36-ti për ta në historinë e klubit.

Kushti i vetëm që kjo të ndodhte ishte që Real Madridi të fitonte ndeshjen ndaj Cadizit, ndërsa Barcelona të humbiste ose të barazontë ndaj Gironës.


Kjo edhe ndodhi pra pasi ‘Los Blancos’ arritën që të shënojnë fitore me rezultat të pastër 3-0 ndaj Cadizit në ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa Barcelona pësoi në ‘Montilivi’ me rezultat 4-2 ndaj Gironës.

Duke qenë se vëmendja e lojtarëve tashmë ishte përqendruar tek ndeshja e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut, klubi vendosi që ta shtyjë festën e titullit kampion në La Liga për një datë tjetër.

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Lexo po ashtu Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Federata Spanjolle e Futbollit kishte vendosur që t’ia dorëzojë trofeun madrilenëve në ndeshjen që do ta luajnë këtë vikend ndaj Granadas në udhëtim, por Real Madridi e ka refuzuar këtë.

Sipas hierarkisë së klubit do të ishte një mungesë respekti që lojtarët të festonin titullin para shikuesve të Granadas, duke marrë parasysh faktin se ata po luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit spanjoll.

Kësisoji, raportimet e fundit nga Spanja bëjnë me dije se ‘Los Blancos’ do ta marrin trofeun e tyre në ndeshjen ndaj Alavesit që do të luhet me datë 14 maj në ‘Santiago Bernabeu’.

Përndryshe, ndeshja mes Granadas dhe Real Madridit do të luhet të shtunën me fillim nga ora 18:30 ku për vendasit pritet që nga minuta e parë të luajë sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Premier League
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Premier League
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

La Liga
Largimi i radhës i papritur që mund të ndodhë te Real Madrid

Largimi i radhës i papritur që mund të ndodhë te Real Madrid

La Liga
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të

Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës

Premier League
Kalo në kategori